Basha me gazetarët, tregon se çfarë diskutoi me Presidentin Meta

162

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar dy takime gjatë mëngjesit të sotëm.

Fillimisht në orën 09:00 ka zhvilluar një takim prej 40 minutash me presidentin Ilir Meta dhe më pas edhe me aleatët e opozitës.

‘Kam zhvilluar një takim me presidentin për krizën politike dhe datën e dekretuar të zgjedhjeve të 13 tetorit, për propozimin e tij për zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale që nënkupton ndryshimin e Kushtetutës.

Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e Presidentit dhe shqetësimin e tij, që zgjedhjet e ardhshme do të jenë për njerëzit dhe se opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’iu garantuar shqiptarëve të drejtën e votës’, tha ndër të tjera kreu i opozitës Lulzim Basha.