Basha me drejtuesit e rinj: Larg mendësisë uzurpuese të Rama-Meta

418
Sigal

TIRANE – Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj lokalëtë PD. Në fjalën e tij, kryetari Basha, teksa ju uroj atyre për postin e ri të fituar, u shpreh se ata nuk duhet t’i bashkohen sipas tij mendësisë së autoritarizmit të dyshes Rama-Meta. Basha shtoi se drejtuesit e rinj nuk duhet të drejtojnë përmes autoritarizmit, duke u shprehur se kjo mendësi dëmton rëndë demokracinë. Ai tha se të gjithë drejtuesit, duhet të jenë aksionerë të barabartë në PD të lidhur përmes respektit. “Siç e kam nënvizuar disa herë, anëtarët pa përjashtim janë aksionerë të barabartë të PD. Kjo është marrëdhënie e të zgjedhurve me të zgjedhurit në PD. Kjo i jep zgjidhje hierarkisë. Jemi të lidhur me fijen e respektit të programit dhe njerëzor. Të gjithë duhet ta interpretojmë këtë mendësi. Gjëja më e keqe është një autoritarizëm bosh, që shfaqet si uzurpim i vendimarrjes, si nënvlerësim. Autoritarizmi në fakt përfaqëson dështimin e autoritetit. Ai mbahet me punë, meritë, me talente. Autoriteti është një vlerë në parti, por jo autoritarizmi që është kundër demokracisë, dhe këtë mendësi po ndjekin dyshja e mazhorancës Rama-Meta.” theksoi Basha. Duke vijuar në këtë kuadër, Basha, shprehu bindjen për ringritjen e PD, duke shtuar se mazhoranca e sotme ka lejuar futjen në poste drejtuese të trafikantëve e kriminelëve. Ai tha se PD ka marrë përsipër nxjerrjen e vendit nga kjo situatë. “Jam shgumëfish i bindur për fitore për ringritjen e Partisë Demokratike. Baza e PD është anëtarësia. Partia Socialiste dhe LSI e kompromentuan rëndë drejtimin e vendit duke promovuar deri në poste të rëndësishme trafikantë e kriminelë. Ata e damkosën me njollën e turpit drejtimin si vlerë. Ne kemi marrë përsipër riktihimin e kësaj vlere. Ne do të rikthejmë vlerat, drjetësinë, meritokracinë, dijen, kulturën e shërbimit ndaj qytetarëve. Bashkë me të zgjedhurit në PD, jemi ekipi politik që ka marrë përsipër ngritjen dhe ringritjen e Shqipërisë, mbi ata të antiligjit dhe krimit që kanë marrë drejtimin e qeverisë. Zgjedhjet në parti përfunduan, por ky nuk është fundi por vetëm fillimi. Këto janë një premisë suksesi por nuk janë suksesi.” tha Basha. Më tej kryeu i opozitës, u ndal edhe tek zgjedhjet e PD, ku tha se në bazë të saj qëndron vota e lirë. Kreu i PD nënvizoi faktin se 22 balotazhet, tregojnë që gara brenda opozitës ka qenë e lirë. “Do të kisha dashur të ishin këtu të gjithë ata që ishin në garë, por janë sot pjesë e ekipit të PD. Duke ju takuar me ju që jeni përfaqësues të votës së tyre besoj se po komunikoj më të gjithë të zgjedhurit dhe demokratët. Ju u zgjodhët me votë të lirë, me gara të forta e të ndershme. Kjo ju jep energji, kurajo si drejtues politikë. Dua të theksoj faktin se këto gara përfunduar gjthnjë me shtrengime duarsh, si shenjë e vendosmërisë së tyre. Ky është kuptimi i garës brenda partisë. Teksa jemi mbledhur me ju ftoj që me seriozitet të madh të ndikoni për ringritjen e Partisë Demokratike dhe mbrojtjes së votës së lirë. Mjaft prej garave u zgjidhën në balotazh ose fotofinish. Pati 22 balotazhe dhe kjo është zgjedhja më e bukur. Dua t’i siguroj që u renditen të fundit se kontributi dhe mbështetja e tyre do të respektohen, se partia mbetet e hapur për realizimin e ambicjeve të të gjithëve.” u shpreh Basha. Basha ftoi edhe krerët e rinj loalë që të zhvillojnë takime me banorët, për t’u ardhur në ndihmë shqetësimeve të tyre. “Dua t’u kujtoj anëtarëve të mblidhen e të diskutojnë. Duhet të jemi një derë e hapur për qytetarët. Të marrim zotimet para tyre dhe t’i mbajmë. Ta mbajmë mend se nuk jemi parti e miqave dhe shokëve, por parti e Shqipërisë. Hapja dhe përtëritja nuk duhet të bëhet me fushata. Gjatë kësaj fushate, vërshimi i rinisë ishte i madh drejt dyerve të PD. Ata me shkruanin mua dhe kërkonin një frymë të re pritëse. Këtë frymë duhet të ndjekim në çdo degë.” tha kreu i PD.