Basha: Më 21 qershor populli vendos për ulje taksash, çmimesh, rritje pagash dhe pensionesh

434
Kuçova ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. 21 qershori tha zoti Basha është dita për t’i dhënë fund me votë politikës së varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të qeveritarëve. Ndërsa qytetarët janë në kufinjtë e mbijetesës, qeveritarët kanë ndërtuar saraje e vënë pasuri marramëndese me taksat e rritura të qytetarëve.
“Koha e bixhozit me fatet tuaja merr fund me 21 qershor sepse ndonëse s’kanë bërë asnjë punë, s’kanë hapur asnjë kantier, nuk kanë punësuar por kanë shpunësuar me mijëra shqiptarë, për vete janë në drejtimin e duhur kanë ndërtuar vila e pishina në vila, kanë ndërtuar saraje e hotele, shëtisin çdo fundjavë si turistë në Europë, në të njëjtën Europë ku në mënyrë të paprecedentë shqiptarët po vërshojnë si refugjat për shkak të politikës së lakut në fyt dhe kërbaçit të kësaj qeverie.”
Nga Kuçova zoti Basha i ka bërë të ditur dyshes Rama-Meta se vullneti i popullit i shprehur me votën e 21 qershorit vendos perr ulje taksash, ulje çmimesh, rritje pagash dhe pensionesh.
“Tani thonë, :“Jo më jo thonë Lulzim Basha të presë se këto janë zgjedhje lokale e ky s’i ul dot taksat.” Nuk e kanë hallin tek problemet tuaja, tek varfëria juaj që nuk pret që kërkon zgjidhje, vendoskan këta se kur ulen e kur ngrihen, megjithëse votat i morën për ti ulur dhe i ngritën. Sot i përsëris nga Kuçova, me votën popullore të 21 qershorit nuk do të luani dot nëse populli voton për ulje taksash, ulje taksash do të ketë. Nëse populli voton për uljen e çmimit të energjisë, ulje të çmimit të energjisë do të ketë. Të mos ju gënjejë mendja ndryshe, ky është ligji i ligjeve kjo është demokracia.”
Sigal