Basha: Më 21 qershor Opozita organizon Protestën Kombëtare

466
Sigal

Protesta e 9-të kombëtare e Opozitës së Bashkuar është në 21 maj

Partia Demokratike, dhe opozita e bashkuar, kanë vendosur datën e protestës kombëtare, e cila do të mbahet në ditën e premte në 21 qershor në orën 20:00. Në protestën e fundit të 8 qershorit u mblodhën mbi 100.000 protestues, që shënoi si protesta më e madhe kombëtare postkomuniste. Takimi i Opozitës së Bashkuar zgjati rreth 60 minuta, kryetari i PD Lulzim Basha është shprehur se Rama na ka shpallur luftë. “Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën.. Takime me qytetaret për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”.

Kryerepublikani Fatmir Mediu tha: Na kthen në historitë e errëta të komunizmit ku ndëshkoheshin kundërshtarët politik. Duket qartësisht që kjo sjellje e Ramës tashmë ka qartësuar pozicionin e BE që ka vendosur për të mos hapur negociatat dhe për më tepër një pjesë e vendeve kërkojnë rikthimin e vizave.