Basha mbledh grupin e PD, ja skenarët për të bllokuar seancën

440
Sigal

TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot Grupin Parlamentar në orën 10:00. Burime për A1 Report bëjnë të ditur se deputeti Mhill Fufi nuk është prezent në këtë mbledhje e cila ishte parashikuar në orën 09:20. 

Mbledhja ka në fokus kryesor seancën e sotme parlamentare, e cila pritet të mos jetë një seancë e zakonshme parlamentare, për shkak të ngjarjeve që kanë tronditur palët politike në vend gjatë kësaj jave. Kështu akuzat që deputeti Tom Doshi adresoi ndaj koalicionit qeverisës, dhe më konkretisht ndaj Ilir Metës, se ky i fundit kishte urdhëruar vrasjen e Doshit dhe Fufit, do të jetë kauza e ditës së sotme mbi të cilën opozita do të vendos në jetë skenarin e saj për të tensionuar akoma më shumë punimet në Parlament.

Në mbledhjen e grupit palamentar demokrat janë dhënë të gjitha udhëzimet se si do të veprohet nga deputetët e PD-së ditën e sotme për gjatë gjithë senacës plenare. Në këto kushte, burime nga Partia Demokratike, kanë sqaruar se e gjithë seanca parlamentare e ditës së sotme nuk do të jetë një seancë brenda normalitetit të saj për nga vetë dinamika e ngjarjeve të cilat kanë tensionuar jetën politike në vend.

Burime brenda selisë blu bëjnë me dije se në këto kushte nuk mund të lejohet normalitetit në sallën e Parlamentit dhe si e tillë, opozita do t’i qëndrojë deri në fund mocionit për shkarkimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili është firmosur nga deputetët demokrat dhe është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit ditën e djeshme.

Ndërkohë, ajo çfarë vlen për tu përmendur është fakti se kryeparlamentari Meta ka firmosur direkt mocionin e PD-së për shkarkimin e tij, duke i dhënë mundësi të kalojë nesër në Parlament. Nga ana tjetër zëra brenda së djathtës theksojnë se pa largimin e Metës nga kryesimi i institucionit të Parlamentit vazhdimi i jetës parlamentare në kushte të zakonshme është i pamundur, ndërsa theksojnë se pa plotësimin e kërkesës së tyre, PD-ja do të bllokojë punimet e seancës, deri në bllokimin e foltores së Parlamentit.

“Që në mbledhjen e grupit paralamentar, u bë i qartë qëndrimi i Partisë Demokratike, ku u firmos mocioni për shkarkimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Ne do t’i qëndrojmë deri në fund kësaj kërkese, nuk do të lejojmë zhvillimin normal të senacës plenare, madje do ta bllokojmë këtë senacë. Në varësi të asaj çfarë do sjellin situatat mund të bllokojmë edhe foltoren e Parlamentit”, theksojnë burime brenda selisë blu. Në këto kushte opozita duket e vendosur për të çojë deri në fund qëndrimin e saj ndaj ish-aleatit të saj në qeverisje për katër vite radhazi kreun e LSI-së, tashmë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Ora 10:05 Nis mbledhja e PD, mungon Mhill Fufi
Ka filluar në orën 10:00 mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike e thirrur nga Kryetari i saj Lulzim Basha, dhe ku në qendër të kësaj mbledhje është seanca e sotme parlamentare pas akuzave të deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi.
 
Burime për median bëjnë të ditur se në mbledhjen, e cila ishte parashikuar për në orën 09:20, nuk është prezent deputeti Mhill Fufi, i cili sipas deklaratave të Doshit, ishte planifikuar për ta eliminuar së bashku me ish-deputetin socialist. 


Ora 08:21 Basha do të mbledhë grupin e PD në 09:20
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbledh Grupin Parlamentar pak para fillimit të seancës së sotme parlamentare, e cila pritet të jetë me debate të forta mes palëve pas akuzave të deputetit Tom Doshi. Mbledhja e kryesisë së selisë blu do të zhvillohet në orën 09:20. Burime për median bënë të ditura se në qendër të mbledhjes pritet të jenë deklaratat që priten të bëhen ditën e sotme në një moment të tensionuar politik.

Dy ditë më parë, PD dorëzoi në Kuvend mocionin për shkarkimin e kryeparlamentarit Ilir Meta pas akuzave të Doshit se ka kërkuar që ta vrasë. Mocioni është firmosur mbrëmë nga Meta, dhe pritet të hidhet në votim në seancën e sotme parlamentare.