Basha: Mbështetje për Suzanna Shkrelin, e para shqiptaro-amerikane e nominuar në Kongresin e SHBA

452
Sigal

 

Kryetari i Partisë
Demokratike, Lulzim Basha ju ka bërë dje thirrje shqiptarëve që jetojnë në
Amerikë të mbështesin, Suzanna Shkreli pasi përfaqëson çdo shqiptaro-amerikan
në SHBA. Në një postimi në Facebook, Basha u shpreh se “Shqiptarët e Amerikës
ia kanë dalë që zëri i tyre të dëgjohet në vendin më të madh të demokracisë dhe
lirisë. Me pasion e dashuri për çeshtjen kombëtare ata kanë bërë që cështjet e
rëndësishme të kombit tonë të dëgjohen e të marrin mbështetje. Kanë mbështetur
kongresmenë e senatorë në zona të ndryshme elektorale dhe këta të fundit e kanë
marrë pranë zemrës çështjen shqiptare”. “Në vijim të kësaj tradite të mirë,
uroj që bashkëkombasit tanë të mbështesin zonjushën Suzanna Shkreli. Ajo është
e para shqiptaro-amerikane që është nominuar si Congresswoman në SHBA. Suzanna
Shkreli është dëshmia e suksesit që kanë arritur shqiptaro–amerikanët. I ftoj të
gjithë shqiptarët e Amerikës e ju bëj thirrje në veçanti demokratëve, por dhe
çdokujt tjetër, të ndihmojnë me çdo mjet, jo vetëm duke e votuar atë në
Distriktin 8 të Miçiganit ku ajo kandidon, por edhe me mbledhje fondesh nga
zona të tjera”, tha Basha.