Basha mbështet Metën: T’i bëjmë negociatat të hapura për mediat

437
Pas konferencës për mediat të kryeparlamentarit Ilir Meta, ka reaguar edhe Partia Demokratike përmes një deklarate. PD mbështet propozimin e Metës për t’u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të gjetur dakordësi për dy çështjet e mbetura. Më poshtë deklarata e plotë e PD. Partia Demokratike vlerëson propozimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe shpreh gatishmërinë për t’u ulur menjëherë në tryezën e bisedimeve me negociatorët e mazhorancës dhe ekspertet e huaj për të konkluduar pozitivisht me zgjidhje, për dy çështjet e mbetura, që u dakordësuan mbrëmë, e më pas papritur u zhbënë në orët e vona të natës.
Me qëllim që negociatat të jenë transparente dhe në sytë e mbarë shqiptarëve PD mbështet propozimin që këto negociata të jenë hapura për median.
Zgjidhja është afër dhe Partia Demokratike është gati të japë edhe njëherë kontributin e saj pozitiv për një draft kushtetues sipas propozimit hibrid dhe nëpërputhje të plotë me Komisionin e Venecias. Shqiptaret nuk meritojne provokime të ulëta dhe as lojera politike me reformën në drejtësi, ndaj ftojmë mazhorancen të ulemi së bashku dhe të negociojmë në kushte transparence totale para shqiptareve për t’u dhënë zgjidhjen që ata meritojnë.
Sigal