Basha: Manjani u shkarkua se theu kodin e heshtjes

419
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat mbajti qëndrimin e tij të ashpër ndaj qeverisë ‘Rama’ për shkarkimin e Ylli Manjanit nga Ministria e Drejtësisë.
Ai pohoi se shqiptarët meritonin një shpjegim nga kryeministri Edi Rama se pse e shkarkoi sot Manjanin. Nga ana tjetër Basha tha se Manjani u shkarkua se foli hapur për drogën, për mos arrestimin e Balilit, apo për urdhërmet me telefon të gjyqtarëve nga kreu i Qeverisë. Sipas Bashës, deklarata e Manjanit është konfirmim i të vërtetave që ka thënë opozita për tre vite me radhë.
“Sot nuk denjoi t’u japë shqiptarët as një shpjegim se pse e pranoi ministrin Manjani. Duhet të kishte një shpjegim. Çfarë dinë shqiptarët, cili është motivimi. Shqiptarët e dinë se pse. Mananji u shkarkua sepse foli hapur për krimin që ka marrë nga qeveria , për drogë, për Balilin, për urdhërimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama dhe tenderave dhe korruptiosni.t Manjani theu kodin e heshtjes. Theu mertanë. Rama ia ka imponuar, qeveria është futur në krim dhe korrupsion. Deklarata e Manjanit është konfirmim i të vërtetave që ka thënë opozita për tre vite. Lidhjet e qeverisë me drogën dhe rrezikun për zgjedhjet e lira i denoncoi dhe një ministër, madje kumbari i 1 prillit, Lefter Koka.”, theksoi Basha.
Sigal