Basha, lule tek varri i Ibrahim Rugovës

513
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë dhe do të takohet me personalitete të ndryshme në vend. Mediat kosovare njoftojnë se Basha, vizitën e ka filluar me vendosjen e një kurore me lule tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, ndersa u takua me pas edhe me kreret me te larte te shtetit. “Sot në Kosovë, takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe qeverisë. Dita nisi me homazhe në nderim të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova”, shkruan Basha ne Facebook. Me pas, Basha do te takohet edhe me kreret e Opozites.
Sigal