Basha: Ligji për SPAK nesër do të ketë votën e plotë të PD, makth për çdo qeveritar të lidhur me krimin

472
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha
në një deklaratë për mediat pas mbledhjes më dyer të mbyllura të grupit
parlamentar të PD, bëri me dije se deputetët e tij do të votojnë me unanimitet
ligjin për strukturën e posaçme antikorrupsion, SPAK.

“Ligji për SPAK është gati për miratim në
Kuvendin e Shqipërisë dhe nesër do të ketë votën e plotë të PD. Një ligj që
pati stërkëmbësha. U bë fillimisht si vegël e Saimir Tahirit. Edhe javët e
fundit Edi Rama dhe Saimir Tahiri bënë gjithçka që kësaj strukture të veçantë
t’i vendosnin mbi kokë figura politike. Falë qëndresës sonë, falë qartësisë,
këto alibi kanë rënë dhe ligji i SPAK është në përputhje me standardet. Ligji
për SPAK-un i zgjidh duart atyre punonjësve të ndershëm”, tha Basha.

Ai deklaroi se opozita ka bërë ndërhyrje
që ligji të mos lejojë kontrollin.



Përsa i përket çuarjes së ligjit të Vettingut në Gjykatën Kushtetuesi Basha tha
se “presim një vendim të drejtë të Kushtetueses por kjo nuk na bën pjesë e
lojës së Edi Ramës për të shtyrë ngritjen e institucioneve. Nesër ligji kalon
me votat tona”, theksoi kreu i PD.