Basha: Le t’i lutemi Zotit edhe për kundërshtarët tanë me shpresë që dialogu të na bashkojë

448
Kreu i PD-së Lulzim Basha iu ka bërë një apel të veçantë mbështetësve të opozitës ditën e sotme.
Ashtu si kryeministri Edi Rama, paraditen e sotme i kërkoi Zotit ‘t’i falte’ ata që s’dinë ç’bëjnë edhe kreu i PD-së kërkoi që t’i luten Zotit edhe për kundërshtarët.

“T’i lutemi Zotit edhe për kundërshtarët tanë. Uroj që rruga e dialogut të na çojë drejt bashkimit kombëtar për Shqipërinë europiane me pasurinë e pluralizmit politik brenda. Përmes dialogut ose përmes përballjes populli do të fitojë gjithmonë”, tha Basha, i cili bëri thirrje për dialog pak orë para mbërritjes së negociatorëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein, që shihet si shansi i fundit për dialog mes opozitës dhe maxhorancës.
Sigal