Basha: Ky 22 Mars, thirrje për zgjim për të mposhtur diktaturën e krimit

603
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga kryegjyshata Botërore e Bektashinjve uroi besimtarët për festën e Sulltan Novruzit.
Teksa uroi besimtarët bektashinj për festën, lideri i PD-së u bëri thirrje shqiptarëve për një zgjim të dytë.
“Gëzuar ditën e bekuar të Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e imam Aliut. Është dita e dritës mbani errësirën. Ndaj i uroj besimtarëve qoftë kjo një ditë e ripërtëritjes së shpresës dhe optimizmit. është po kështu dhe dita e 22 marsit ku qytetarët mposhtjen diktaturën 25 vjeçare, më të keqe, që varfëroi, shtypi jetët e miliona shqiptarëve. Është dita e një trumfi të madh. Është një thirrje dhe një bashkim për një zgjim te dyte te shqiptareve, te mposhtim diktaturën e krimit. Për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, mision i PD. Drejt Shqipërisë së lirisë, dinjitetit, dhe të punës. Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, gëzuar 22 marsin, ditën e paralajmërimit dhe bekimin për të nesërmen europiane për çdo shqiptar.”, tha Basha.
Sigal