Basha: Kur populli burgoset për një avlli, deputetin Abazi nuk e zë ligji

472
Sipas Bashës, kjo shkelje ligji po kryhet me bekimin e kryeministrit Rama në favor të deputetit të PS-së, Sadri Abazi. Me anë të një deklarate për mediat, kreu i demokratëve ka theksuar se kur të tjerët burgosen, Sadriun nuk e zë ligji. “Mijëra njerëz kanë hyrë në burg këto tre vite dhe janë edhe sot në qeli për një avlli pa leje, apo një rregullim tjegullash. Po Sadriun pse nuk e zë ligji? Sepse nuk ka ligj, ka sundim bande me dy standarde”, shkruan Basha.


Sigal

Deklarata e plotë 

Ne keto momente, nje shkelje brutale e ligjit po ndodh ne mes te Tiranes me lejen e Edi Rames. Edhe pse godinat e paligjshme te oligarkut te tij Sadri Abazi tek Zogu i Zi, kane vendim prishje, ai per 3 dite ka shtuar nje kat te tere pa leje, dhe sot ka ngrehur skelat e po i vesh me xham.

Mijera njerez kane hyre ne burg keto tre vite dhe jane edhe sot ne qeli per nje avlli pa leje, apo nje rregullim tjegullash. Po Sadriun pse nuk e ze ligji? Sepse nuk ka ligj, ka sundim bande me dy standarde. Banda qe qeveris ben c’te doje, te sunduarit, shqiptaret jane te ndaluar.
Kjo padrejtesi duhet te marre fund. Banda e Edi Rames duhet shkulur me cdo cmim. Dhe kjo do ndodhe shume shpejt. ‪#‎Shqiperia me mire pa Edi Ramen.