Basha, kryetari i PD-së: Qeveria e demokratëve do të dyfishojë fondet për arsimin e lartë

438
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar në Forumin Kombëtar “Studentët për Qeverisjen e mirë” ku foli për programin e opozitës për arsimin dhe punësimin e të rinjve. Basha tha se qeveria e demokratëve do të dyfishojë fondet për arsimin e lartë, do të bëhet një ligj i ri për tarifa të ulëta dhe do të investohet në stazhe pune për 10 mijë të rinj në vit. Kreu i opozitës u tha studentëve që të ngrihen dhe të marrin fatin e tyre në dorë. Shqipëria ka humbur kohë dhe i është refuzuar 2 herë hapja e negocitavave për shkak të keqqeverisjes. “Asnjë vendim nuk mund të merret pa shpjegim të plotë dhe konsultim të plotë me ju. Asnjë vendim. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur por vendimet e marra në kushtet e mungesës së transparencës i kushtojnë Shqipërisë vite të humbura. Kemi humbur 2 herë rekomandimin për të të hapur negociatat me BE dhe një nga arsyet ka qenë moszbatimi i ligjit, mungesa e transparencës në vendimarrje dhe mospërfshirja e qytetarëve në vendimmarrje.