Basha: Kriza e thellë ekonomike po sjell rrënim dhe eksod dramatik

396
Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se kryeministri Rama po mundohet që të largojë vëmendjen e qytetarëve dhe jo vetëm, nga kriza e thellë ekonomike shkaktuar nga korrupsioni e taksat e larta, padrejtesitë dhe ortakëria me krimin. Sipas Bashës, kriza po sjell rrënim dhe eksod dramatik. 
“Tregon forcë e arrogancë mbi një komunitet, pa i dëgjuar, pa u ulur me ta për zgjidhje paqësore siç do të bënte një kryeministër i qytetëruar. Po gjetkë e ka hallin. Kërkon të mbulojë me këtë turp, turpe të tjera, lidhjet me krimin. Kërkon të mbuloje aferat e drogës së shefit të tij të policisë në Vlorë, aferat e doganave e tatimeve ku janë vjedhur 160 milionë dollarë. Kërkon të largojë vëmendjen nga kriza e thellë ekonomike shkaktuar nga korrupsioni e taksat e larta, padrejtesitë dhe ortakëria me krimin, krizë që po sjell rrënim dhe eksod dramatik. Por nuk fshihet dot duke mbuluar turpin me turp. Është para qytetarëve të vendit, nën akuzë”, shkruan Basha në Facebook.
Sigal