Basha kritika të forta ndaj Vlahutin: E pozicionuar në një krah politik

557
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike u informua nga kryetari Basha për takimin e një dite më parë me kryeministrin Rama për Reformën në Drejtësi. Basha ka theksuar se PD mbetet për një draft të mbështetur në opinion e Komisionit të Venecias. Ai ka thënë se ndërkomëbëtarët propozuan vendet e rezervuara si formulë për të shpëtuar kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika dhe se kjo ishte çështja kryesore që dominoi takimin. Referuar deklaratës së kryeministrit se do ta çojë draftin në parlament, Basha u tha deputetëve që nëse shumica merr qoftë edhe një mandat nga opozita, ky do të ishte fundi i parlamentit. Gjatë diskutimeve pati kritika të forta edhe për ambasadoren e BE, Romana Vlahutin. 
Basha tha se deklarata e përfaqësueses së lartë të BE, Federica Mogherini, që fliste edhe për votime individuale të deputetëve, “u shkrua në Tiranë”, duke nënkuptuar ambasadoren. Ndërsa ish –ministri Arben Imami mësohet të jetë shprehur se Vlahutin është e pozicionuar politikisht në krah të mazhorancës. Deputeti Eduard Selami ka pyetur nëse i cënon marrëdhëniet me ndërkombëtarët mosvotimi i reformës. Por Basha është shprehur se janë vetë ndërkombëtarët që mbështesin moskapjen e sistemit nga politika
Sigal