Basha, kritika për Soros: U vu në shërbim të PS-së

533
Kryetari i Partisë Demokratike flet për investimet e miliarderit në Shqipëri dhe kërkesën për reform zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me foton që postoi djali i Xhorxh Sorosit, Aleksandri, ku të dy babë e bir, pozonin me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në “Studio e Hapur”, Basha u tregua fillimisht i rezervuar, ndërsa tha se nuk kishte çfarë t’i komentonte fotos. Mes të tjerash, ai tha se Sorosi ka një rrjet fondacionesh që shpenzon miliona dollarë për të mbështetur shoqërinë e hapur. “Jo nuk kam asnjë koment. Çfarë vlerë ka të komentoj këtë foto?! Çfarë janë politikat sorosiane? Sorosi ka një rrjet fondacionesh që shpenzon miliona dollarë për të mbështetur shoqërinë e hapur. Në kohën që PS ishte në opozitë, nuk ka pasur problem se unë mendoj që është e shëndetshme për opozitën. Por kur mbështetja i jepet edhe kur vjen në qeveri dhe kryen zullume dhe këtu bëhet për të fshirë kultivimin dhe trafikun e drogës nga denoncimet, po gjymton një shoqëri të tërë. Nuk është personi, është fenomeni. Nëse do investohesh për të fshehur fenomenet negative, kjo nuk është shoqëri e hapur, por shoqëri e kapur”, tha Basha. Sipas tij, nëse ke fonde për të investuar, duhet ta bësh transparente. “Jo se të pëlqen Edi apo Luli dhe derdhi lekët vu. Ky është konteksti që kemi ne. Kjo është formë antidemokratike që nuk përputhet me sistemin tonë. Nuk marr përsipër që të bëjë analiza për rrjetin e Sorosit në Shqipëri. Objektiviteti në raport me atë që bëhen në Shqipëri është qesharak. Vendi nuk ka shoqëri civile, është e adresuar në shërbim të PS”, tha Basha.

Gjithashtu, kreu demokrat ka paralajmëruar përplasje nëse qeveria nuk pranon të bëjë një reformë zgjedhore të vërtetë, por pa e specifikuar se çfarë lloji. “Nëse doni t’i bëjmë thirrje njerëzve për kryengritje të armatosur apo organizime paramilitare… Kryengritja nuk kërkohet vetëm kur ti ke bindjen që të kanë marrë fitoren, por kur çdo e drejtë dhe liri kushtesues dhunohet”, u shpreh Basha. Sipas tij, PD ka zgjedhur rrugën politike. “Kemi vënë të parën reformimin e sistemit politik sistem që ka denigruar me qeverisjen e një grushti kriminelësh. Jemi në një kurs të paevitueshëm përplasjeje. Zgjidhja e saj vjen përmes dy mënyrave: Ose të pranojë një reformë zgjedhore të vërtetë dhe vetëm atëherë do kemi qeveri që i përgjigjet qytetarit. Rruga e dytë një përplasje e paevitueshme mes atyre njerëzve që besojnë tek liria e demokracia dhe uzurpatorëve”, nënvizoi Basha.
Sigal