Basha konfirmon, takimi me Presidentin nesër në ora 9:00

409
Sigal

Pas takimit me fermerët në Lezhë, Basha tha për gazetarët se kapja e institucioneve është plani i vetëm i kësaj qeverie, prandaj duhet ndaluar një orë e më parë. Në deklarimin e tij Kreu i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar se takimi me Presidentin Ilir Meta do të zhvillohet nesër në orën 09:00.

“Kapja e institucioneve është plani i vetëm i kësaj qeverie prandaj duhet ndalur 1 orë e më parë”, tha Basha.

Kreu i PD-së tha se “ftesën e zotit Meta e kam pranuar dhe konfirmuar, do te takohem nesër në oren 9”, tha kreu i opozitës duke ju përgjigjur pzotivisht thirrjes e Presidentit të Republikës për tu takuar me aktorë politikë por jo vetëm pas tentaivës së hapur të maxhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”.