Basha konfirmon: Nuk do ketë ndarje pushteti me PS, as përfshirje në qeverisje

498
Kryetari i PD, Lulzim Basha e nisi mbledhjen e pare te grupit te PD, me një mesazh të qartë dhe të prerë. Forca politike që ai drejton nuk do të jetë e përfshirë në qeverisje dhe nuk do të ketë ndarje pushtetesh.“Dua ta filloj me një mesazh të qartë: qëndrimi ynë është i qartë. Ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën deri kur shqiptarët të na besojnë me votën drejtimin e vendit. Nuk mund të ketë e nuk do të ketë asnjë ndarjeje pushteti dhe asnjë lloj përfshirjeje të PD në qeverisje në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Opozita ka një rol të madh në çdo shoqëri demokratike dhe një opozitë e fortë është më shumë se kurrë një domosdoshmëri e madhe për vendin”, u shpreh Basha. Ai renditi tri sfidat kryesore të PD në këto 4 vite opozitë, ndërsa tha se do jetë, jo vetëm alternativë politike, por edhe alternativa morale. “Qëllimi i vetëm i yni është ta përmbushim me përkushtim dhe dinjitet këtë mision në interes të njerëzve, në interes të vendit tonë. Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë. Do të përcaktohet nëse Shqipëria do t’i rikthehet Integrimit Evropian, demokracisë dhe shtetit ligjor, po do të zhytet në krimin e organizuar në bashkëpunim me elitën e korruptuar të vendit. Ne kemi tre sfida të rëndësishme. Na takon ne PD dhe deputetëve të saj që të bëhemi pengesë që vendi mos rrëshqasë në kaosin e autokracisë dhe kriminalitetit. Droga, krimi, korrupsioni po e vdesin çdo mundësi për zhvillim në Shqipëri dhe po izolojnë vendin. Na takon ne të ndryshojmë politiken dhe ti ofrojmë shqiptarëve alternativën e lirisë dhe demokracisë dhe do të reformojmë dhe modernizojmë PD që do ti paraprijë reformimit të sistemit politik që do fillojë nga sistemi zgjedhor. Na takon ne që të jemi jo vetëm alternativë politike, por edhe alternativa morale”, theksoi Basha.
Zgjidhet kupola drejtuese për legjislaturën e re të Kuvendit
Kryetari i PD, Basha ka zgjedhur kupolën drejtuese për legjislaturën e re të Kuvendit.
Edmond Spaho është zgjedhur kryetar i grupit të PD në vendin e Edi Palokës, ky i fundit zbret në pozicionin e nënkryetarit të grupit të djathtë dhe parlamentit, ndërsa Grida Duma do të jetë zëdhënëse e grupit parlamentar.
Drejtuesit e rinj të grupit të PD janë zgjedhur në mbledhjen e fundit, një ditë para konstituimit të Kuvendit nesër në orën 10:00.

Kupola drejtuese e PD
Edmond Spaho-kryetar i grupit të PD
Edi Paloka-n/kryetar i grupit dhe parlamentit
Grida Duma- Zëdhënëse e grupit parlamentar
Ervin Salianji-Sekretar i grupit të PD
Halimi, Bylykbashi dhe Alibeaj-n/kryetar të grupit të PD
Oerd Bylykbashi-N/kryetar grupi për reformat dhe komisionet ad hoc
Albana Vokshi-Kryetare e Komisionit të Medias
Jorida Tabaku-N/kryetar te Komisioni i Medias
Florion Mima- N/kryetar te Veprimtaria Prodhuese
Spaho zgjidhet kryetar i grupit parlamentar të PD
Grupi i ri Parlamentar i PD-së ka zgjedhur ditën e sotme Edmond Spahon, si kryetar grupi. Zgjedhja është bërë gjatë mbledhjes së orës 18:00 në Selinë e PD-së.
Spaho ka qenë nënkryetar i Kuvendit në legjislaturën e mëparshme. Ai kështu zëvendëson Edi Palokën, i cili ishte kryetar grupi parlamentar në legjislaturën e shkuar.
Ndërkohë, në mbledhje është komanduar për nënkryetar Edi Paloka. Në këtë mënyrë, Basha ka bërë një rrokadë.
Sigal