Basha: Kokaina e kapur shumë e pastër, do pritej 6 herë. Do shkonte në një laborator në…

649
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ngritur shumë pikëpyetje sot në lidhje me 613 kg kokainë të zbuluar më 28 shkurt në portin e Durrësit dhe të kapur më pas në Maminas në kompaninë “Arbri Garden”. Nga foltorja e parlamentit Basha hodhi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ai tha se një trafik i tillë, me vlerë 180 mln euro nuk mund t’i lihej në dorë fatit, pa pasur prova suksesi dhe garanci të fortë politike duke deklaruar se para se të kalohej kjo sasi kanë kaluar dhe ngarkesa të tjera. Ai përmendi 97 ngarkesa të Arbri Garden.
Duke folur me gjuhë ekspertësh të fushës, Basha tha gjithashtu se kokaina ishte e një cilësie të lartë, shumë e pastër dhe se do pritej 6 herë. Ai deklaroi se do shkonte në një laborator në Shqipëri.
DEKLARATA E BASHËS
Nisi me kanabisin, po shumë shpejt si kudo tjetër ku krimi nuk luftohet por ulet në karriget e pushtetit, problemi i drogës u përhap në trafikimin e drogave të forta. Përpjekja e parë, laboratori i Xibrakës dështoi për shkak të ndërhyrjes së partnerëve të huaj por autorët e vërtetën nuk u kapën kurrë. Ushtarët e tyre u shoqëruan drejt sigurisë ndërsa Edi Rama mbylli gojën, rikuperoi dëmin dhe premtoi zhvillimin e trafikut. PD prej kohësh ka denoncuar 3 laboratorë droge. Cilat janë faktet që Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe të tjerë aksionarë të kokainës mundohen t’i fshehin me çdo kush e çdo çmim. Më 28 shkurt u arrestuan në Maminas, dy persona, një shofer dhe një hamall që po transportonin një kamion me banane. Ky kontejner i ardhur në emër të kompanisë Arbri Garden kishte qëndruar në portin e Durrësit prej datës 19 shkurt, pra plot 9 ditë.
Një kërkim i thjeshtë i publikuar nga opozita dhe mediat, tregoi se kjo kompani ka bërë 97 ngarkesa nga kompania. Ky pronar është shpallur në kërkim. Është larguar më 27 shkurt, 24 orë para se droga e tij të ndalohej. Lapsus para se droga të largohej, se nuk janë të arbrit, do e shohim më poshtë. Partnerët ndërkombëtarë prej kohësh kishin sinjalizuar të kaluarën kriminale të Çekaj. Një nga të arrestuarit, shoferi kishte shkruar në Facebook se puna që bënte ishte të transportonte miell për partizanët. Kush janë partizanët?
Vlera kolosale e drogës prej 180 mln eurosh ngre një pyetje kush e ka kryer një operacion të tillë, a mund të garantohej pa mbrojtje politike?
Reagimi i parë i Xhafajt ishte përgëzimi i policisë dhe partnerëve të huaj. Pas një heshtjeje të gjatë foli dhe Edi Rama duke u mburrur se operacioni u krye nga policia shqiptare pas asnjë lloj sinjalizimi i të huajve. Pas disa orësh Xhafaj i ra hasha postimit të mëngjesit. 180 mln euro, afro 300 mijë euro për kg, që do të thotë se bëhet fjalë për kokainë shumë të pastër. Kokainë që duhet prerë, që duhet përzier me substanca të tjera, para se të hidhej për konsum, duhej prerë të paktën 6 herë. Pra droga do të shkonte në një laborator në Shqipëri. E njëjta kompani kishte sjellë 97 ngarkesa të tjera nga Kolumbia. Është fakt i njohur se për çdo ngarkesë që kapet 10 kalojnë. Është fakt se në ngarkesat e drogave të forta, me vlerë të lartë komerciale kurrë nuk eksperimentohet pa pasur prova suksesi dhe garanci të fortë politike. Pra para se të kalohej kjo sasi kartelet kanë kaluar ngarkesa të tjera, sa kanë qenë, 10-20, 50- 100 burime mediatike flasin edhe për sasi më të mëdha se 613. Sa herë janë kontrolluar 97 ngarkesa të Arbri Garden? Pse pronari e la për më shumë se një javë në port aq më tepër duke e ditur ngarkesën.
Pronari i kompanisë sipas deklaratave të qeverisë, është sinjalizuar prej vitesh si i dyshuar për trafikun e kokainës nga Amerika Latine. Pse Rama mohoi bashkëpunimin me partnerët? Pse Xhafaj thotë në mëngjes që ishte fryt i bashkëpunimit pastaj ndryshon?
Si ka mundësi pronari i kompanisë u largua jo pasi mbërriti kontejneri por një ditë para se të dilte nga porti i Durrësit. Pra priti 8 ditë dhe një ditë para se të dilte kontejneri u arratis në drejtim të papritur. Përgjigjja është e thjeshtë. Kj oështën jë ngarkesë droge që funksionon pa ndërprerje që nga ardhja e Edi Ramës në pushtet. Nuk i ka hyrë në gjemb 97 herë, pavarësisht sinjalizimeve.
Sigal