Basha: Koha e votimeve njëpartiake nuk ka për t’u kthyer. 30 qershori është dita ku nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës

407
Sigal

KOMUNIKIMI ME GAZETARËT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Pyetje: Z. Basha, çfarë mesazhi ju përcolli e dërguara me punë e SHBA-së në Tiranë në takimin që patët sot?

 

Lulzim Basha: Takimet me ndërkombëtarët nuk kanë qenë kurrë subjekt i bisedave të mia me përfaqësuesit e shtypit.

 

Pyetje: Zoti Basha, ka një urdhër që qarkullon në fakt në media, sikur ju keni kërkuar nga të zgjedhurit e opozitës në pushtetin lokal dhe kryetarët e degëve që të krijojnë incidente për të pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Sa është i vërtetë ky urdhër?

 

Lulzim Basha:  Natyrisht, që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës që paguhen me paratë që u vidhen qytetarëve shqiptarë. Është një mashtrim total dhe një shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze?

 

Pyetje: Për ta kuptuar, si do të pamundësohen zgjedhjet nga ana e opozitës?

 

Lulzim Basha: Cilat zgjedhje?

 

Pyetje: Zgjedhjet e 30 qershorit?

 

Lulzim Basha: Po s’ka zgjedhje më 30 qershor. Shumë pak njerëz nuk e kanë kuptuar këtë. S’ka zgjedhje më 30 qershor. E para e punës nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Koreja e Veriut, por nuk ka zgjedhje.

 

Pyetje: Por kryeministri mendon se…

 

Lulzim Basha: S’ka rëndësi çfarë mendon kryeministri, rëndësi ka që ëshë një standard ndërkombëtar, standard evropian, i çdo vendi evropian, që proces zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor, zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. E dyta, sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh. Dekreti i presidentit të republikës qartësisht ka zhdekretuar datën 30 si datë zgjedhjesh, që do të thotë se çdo hap i Edi Ramës, fushata, të ashtuquajturat mitingje elektorale, takimet me administratën, janë në fakt të paligjshme, sepse ligji shqiptar thotë se nuk mund të bësh aktivitete të tilla deri 30 ditë para zgjedhjeve. Datë zgjedhjesh nuk ka, këto janë aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, me opozitën në krye, është e vendosur të mbrojë demokracinë, të mbrojë rendin kushtetues.

 

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se zgjedhjet nuk do të njihen dhe nuk do të pranohen. A e morët këtë konfirmim edhe nga Ambasada e SHBA-së?

 

Lulzim Basha: Edhe njëherë, as kam komentuar, as kam ndërmend të komentoj takimet me përfaqësuesit e përfaqësive të huaja në Tiranë, apo me partnerët e mi të huaj, kudo ku janë, me të cilët jam në kontakt të vazhdueshëm. Tani, konfirmimi është i qartë dhe i printuar, e zezë mbi të bardhë, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do të përpiqet t’i rikthejë shqiptarët në kohën e zgjedhjeve njëpartiake, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e krimit të organizuar. Kjo nuk ka për të ndodhur, shqiptarët janë më të vetëdijësuar dhe më të vendosur se kurrë, për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur pluralizmin, dhe do ta bëjmë këtë masivisht, sot, nesër, pasnesër me 30 qershor, me 1 korrik sado që të zgjasë kjo betejë, e cila ka një përfundim të sigurt, fundin e regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës.

30 qershori e ka një kuptim.

 

30 qershori e ka një domethënie.

 

30 qershori është dita ku nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës.

 

Pyetje: Z. Basha atë që konsideroni ju votime, ju lutem, ju thoni se do të ketë votime në datën 30 qershor…

 

Lulzim Basha: Jo, jo, nuk thashë se do të ketë votime. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës. Edi Rama do të përpiqet të ketë një proces fals votimi të cilin do t’ia shesë shqiptarëve për zgjedhje.

Zgjedhje nuk ka.

 

Pyetje: Si do të veprojë Aleanca e qytetarëve z. Basha?

 

Lulzim Basha: Aleanca e qytetarëve shqiptarë, është në këmbë, shumë prej tyre kanë dalë publikisht, ndonëse shumica prej mediave që ju përfaqësoni këtu, jashtë vullnetit tuaj, i çensuron, merrini, shikojini, çfarë shkruajnë qytetarë, çfarë shkruajnë profesorë, artistë, intelektualë, nqse ju lënë pronarët që marrin shukat e parave që u vidhen shqiptarëve, se deri tani nuk ju kanë lënë.

 

Asnjë nga televizionet nuk e pasqyron psh Lëvizjen #edhe unë. Dy veglat qorre të propagandës së Edi Ramës, TV Klan dhe Top Channel, nuk e pasqyrojnë.

 

Top Channel ka rënë brenda fare, se ka nja tre ditë që nuk jep asnjë aktivitet të opozitës, duke vërtetuar që s’është gjë tjetër përveçse një vegël qorre e paguar me paratë që u vidhen shqiptarëve.

 

Klani është treguar pak më i zgjuar se na ka pasyqyruar. Por rrugë e mbarë i qoftë.  Perfekt për ne. Vetëm sa ka provuar se në çfarë bataku ka rënë media shqiptare.

 

Jemi të vendosur ta çlirojmë këtë media, sikurse asgjë tjetër edhe në respekt të profesionalizmit dhe punës vetëmohuese të gazetarëve që janë përreth dhe operatorëve që kam përballë