Basha: Kemi gati ‘Surprizën’ që do të tronditë nga themelet Ramën dhe qeverinë

609
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të ejnten, ka paralajmëruar një denoncim të fortë që opozita shqiptare do të publikojë pas versionit zyrtar të audio-përgjimit, ku përfshihet drejtpërdrejt për trafik droge Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendëshm; Fatmir Xhafaj.

Basha tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se pritet të shpërthejë diçka e madhe, e cila do trazojë nga themelet qeverinë socialiste.

“Ata do të thonë ka qenë ky, s’ka qenë Agron Xhafaj. Por pas kësaj do të ketë një surprizë të madhe. Pasi ata të bëjnë këtë lojën, do të kemi një surprizë të madhe. Kjo surprizë do të vjerë andej nga nuk e pret. Pasi t’a shpallin të pavlefshëm audio-përgjimin, pasi Edi Rama ka përcaktuar linjën politike duke thënë se nuk është i vërtetë”,- tha Basha.