Basha: Karburanti më shtrenjtë se çdokund tjetër, ja të dhënat zyrtare

412
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi sot të dhëna, që sipas tij vërtetojnë se shqiptarët e paguajnë karburantin më shtrenjtë se çdokush në rajon. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha thekson se shkak për çmimin e lartë të karburantit është “taksa Rama: 240 lekë për litër bashkë me TVSH”.
“Ja të dhënat zyrtare që fsheh Rama. Shqiptarët me të ardhura më të ulëtat në rajon e paguajnë më shtrenjtë karburantin se çdokush. Shkaku është Taksa Rama: 240 lekë për litër bashkë me tvsh”.
Pak ditë ma parë, Basha publikoi disa të dhëna, që sipas tij vërtetojnë se në vetëm 7 muaj janë bërë 160 milionë dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion. Në tabelat e publikuara nga Basha vihet re mosrealizimi i të ardhurave në krahasim me planin për vitin 2015 në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, tatimin mbi të ardhurat, akcizën, taksën nacionale dhe ato doganore. Sipas Bashës, me shifrat e Institutit të Statistikave për herë të parë konfirmohet ulja e pagave dhe pensioneve.
“Ja të dhënat e Ministrisë së Financave, që u fshihet Rama. 160 milionë dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion në vetëm 7 muaj”, -tha Basha.
Sigal