Basha: Ju tregoj skepticizmin gjerman, dinë shumë edhe për Tahirin

528
Kryedemokrati Lulzim Basha tregoi arsyet, pse zgjodhi të takohej në Rinas me Shefen e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, e cila erdhi vetë në Tiranë për të sjellë raportin pozitv. “Takimi në Rinas ndodhi për arsyen e thjeshtë, se isha në Berlin, shkuam të kërkonim votën pro të një vendi skeptik. Rekomandimi pozitiv është ftesa për t’u futur në oborrin e BE, derën nuk e hap rekomandimi por vendet anëtare të BE. Janë 35 kapituj negociatash që hapen dy e nga dy çdo vit. Pra, na pret një punë e gjatë dhe voluminoze, vetëm kur të ketë plotësuar reformat që e sjellin legjislacionin afër me atë të BE, prandaj e përsëris nuk është dita për të festuar, por për të punuar”,- tha Basha. E duke u ndalur tek skepticizmi i gjermanëve, kryeopozitari Basha tha se ata e njohin realitetin shqiptar, sidomos situatën e lidhur me krimin, drogën dhe korrupsionin. “Për hapjen e negociatave ka 5 kushte, Gjermania ka 5+ 2 shtatë të tilla. Pata një seri takimesh në Bundestag me anëtarë të partisë e CDU/CSU, ku kërkova hapjen e negociatave. Hasëm në skepticizëm. Pyetja e parë që m’u bë është, pse po e kërkojmë? Më thanë që banditët janë në arrati, por edhe figura të larta si Saimir Tahiri. Gjermania është e mirëinfomuar, i dinë të gjitha.
Sigal