Basha: Jemi shumë afër zbulimit të skandalit të plehrave të mafias. Nëse vërtetohet, Rama ka bërë genocid!

440
Kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri një paralajmërim të fortë nga çadra e protestës për kryeministrin Edi Rama. Nëse vërtetohet se skandali i plehrave që kanë hyrë në Shqipëri, atëherë Basha tha se do t’i bëjë thirrje popullit ta trajtojë Edi Ramën si ata që bëjnë genocid. 

“Miq, gazetarë nga SHBA, mbrëmë njoftuan se janë shumë afër zbulimit të skandalit të plehrave që mafia ka bërë në Shqipëri.

Nëse këto fakte shpalosen ashtu siç janë zbuluar, nëse këto fakte janë të vërteta, atëhërë ai atje duhet të zbresë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve përse zbritën këto mijëra tonë helme që mund të kenë filluar që tani të helmojnë bukën, ajrin e shqiptarëve.

Nuk mjaftoi që i drogoi shqiptarët, por edhe po i helmon.

Dita e sotme, java e sotme do të jetë përcaktuese për transparencën e këtij megaskandali, kjo nuk është asgjë më pak se genocid ndaj shqiptarëve.

Ta mbash të fshehte sjelljen e mbetjeve dhe t’i depozitosh në tonë tënde në kundërshtim me ligjin, do të thotë të jesh bashkëpunëtor në genocide dhe nëse kjo është e vërtetë unë do t’i bëj thirrje popullit të të trajtojë si ata që bëjnë genocid! “
Sigal