Basha: Interesi i vetëm i Edi Ramës janë paraja dhe pushteti, të cilin e garanton me lidhjet me krimin

44

Gazeta Telegraf/


Në bashkëbisedimin me drejtuesit e strukturave të Partisë
Demokratike dega 6, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal tek
ngjarja kriminale e vrasjes se Ardit Gjoklajt dhe në veçanti tek mbrojtja që
Edi Rama u jep vrasësve. Kjo ngjarje dhe sjellja e kryeministrit në raport me
të akuzuarit për vrasje, të cilët ndonëse në kërkim shfaqen në aktivitet të
qeverisë, theksoi zoti Basha është fytyra e vërtet e shtetit të Edi Ramës dhe e
faktit se ky kryeministër nuk shqetësohet për interesin e qytetarëve  por
vetëm tek xhepi i vet.

“Kjo qeveri prej ditës së parë i ka shërbyer vetëm
interesave të veta. Ky kryeministër nuk e ka pas mendjen dhe nuk e ka mendjen
tek interesi qytetar por vetëm tek xhepi i vet. Këtu shembujt i keni të shumtë.
Ju keni shembull dramën e familjes Gjoklaj. Pasi ndodhi vdekja tragjike e
Arditit  ka vetëm heshtje, ka vetëm heshtje dhe fshehje të fajtorëve. Po
si ka mundësi që një njeri që i thotë vetes që po bëj shtet, shkaktarin
e vdekjes së një 17-vjeçari në rrethana makabre, të shpallur në kërkim pas
presioni të opozitës  e nxjerr në krah me deputetët e vet në inaugurim.
Çfarë do të thotë kjo?! Do të thotë fshehje të krimit, që është krim më vete.
Kjo do të thotë heshtje për krimin, që është krim më vete. Pse e bën këtë?!
Sepse për të Ardit Gjoklaj ka zero vlerë. Sepse për Edi Ramën qytetarët
shqiptarë kanë zero vlerë. Ndërsa krimineli, i akuzuari për krimin ka vlerë të
madhe sepse është ai që çon zhagën me lekë, lekë të cilët ai i merr, dorë më
dorë shkojnë tek Kryeministri. Dhe përdoren një pjesë për të blerë vota, për të
blerë pushtet.”

Lideri i opozitës theksoi se në qeverisjen e Edi Ramës jo
vetëm që nuk u mbajt asnjë premtim por ka një përkeqësim kudo, në ekonomi, në
shëndetësi, në arsim, në rend dhe siguri. Sepse interesi i Edi Ramës janë
paraja dhe pushteti të cilin e garanton dhe shpreson se do të vijojë ta
garantojë me lidhjet me krimin.

“Çfarë mund t’u thotë për reformën në shëndetësi?
Shëndetësia është në ditën e vet më të zezë për shkak të një qeverie që paratë
e taksave të shqiptarëve që duhet të shkonin tek shëndetësia i vjedh me të
ashtuquajturën koncesione.

Kujt i thotë reformë në arsim? Ka lënë 20 mijë maturantë
në pasiguri totale. E kanë bërë pjesën e tyre, kanë dalë me nota me mesatare të
shkëlqyer dhe në vend që të venë në bazë të meritë-preferencës atë që
meritojnë, ky tallet. Se për të nuk ka rëndësi mirëqenia e njerëzve  por
vetëm pushteti.

Gjithçka për pushtet, për pushtet lidhet me krimin, për
pushtet i hapi krimit krahun dhe e mbushi Shqipërinë me drogë. Dhe kur del
Cataldo Motta e rrëzon gënjeshtrën e tij dhe thotë droga nga Shqipëria ka
pësuar rritje, kemi një bum të trafikut të drogës nga Shqipëria sepse
autoritetet shqiptare nuk bashkëpunojnë më me autoritetet italiane, hesht s’e
s’ka çfarë të thotë sepse kjo është e vërteta e di i madh dhe i vogël, dhe sot
e di Europa, e di SHBA. Ky është një kryeministër që i hapi derën kriminelëve
në pushtet, i hapi derën duke i emëruar deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë
të mëdhenj. Pastaj iu hapi të gjitha shtigjet, iu dha të gjitha mundësitë që
një shtet ka për të kultivuar drogën dhe tani pazaret i ka me drogën, s’ka më
kontrate me qytetarët.”