Basha i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ ironisë së Ramës, i përmend Tahirin, Habilajt dhe…

174
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kthyer një përgjigje ‘flakë për flakë’ kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit foli me ironi për vizionin e lidershipit.
Përmes një video që postoi në ‘Facebook’ Basha i kthehet Ramës me një ‘skuadër’ që e përmend shpesh në akuzat e tij, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe grupin kriminal ‘Habilajt’.
Sipas Bashës programi i qeverisë Rama ishte Tahiri, që sipas opozitës është i përfshirë në trafik droge, ndërkohë që vizioni është kanabizimi i vendit. Në këtë linjë kreu i PD-së nuk kurset ndërsa shton se skuadra e Ramës është grupi ‘Habilaj’, Klemend Balilin dhe si pjesë e lidershipit Emilajno Shullazi dhe ish-kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi.