Basha i del në mbrojtje ish-kreut të Anti-drogës dhe i bën thirrje Ramës: Heto ata që arrestuan Zaganin

76
Në një kohë kur denoncimet e ish-kreut të Antidrogës Dritan Zagani janë kthyer sërish në vëmendje pas çështjes ‘Tahiri’, kryetari PD-së Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje ish-efektivit.
Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, ai i bëri thirrje Ramës që mos të sulmojmë Zaganin, pasi përgjimet italiane treguan sipas tij të vërtetat e versioneve të ish-kreut të Anti-drogës, por të çojë para përgjegjësisë penale ata punonjës policie që e arrestuan atë.
“Zagani hetoi ccshtjen ‘Tahiri’ ‘Habilaj’. Përgjimet italiane tregojnë se Zagani kishte të drejtë. Sipas kodit mafioz Rama dhe Tahiri kërkuan që ta bëjnë shembull Zaganin për faktin se ça e priste nëse flet. Akuzat qesharake të montuara nga SHKB. Ata që arrestuan Zaganin duhet të hetohen. Këtë duhet të bënte Edi Rama, të çojnë këta punonjës në Prokurori. Por Rama nuk është më kryeministër, ai është avokat mbrojtës i Habilajve dhe Tahirit.”, tha Basha.