Basha: Heqja e mandatit të Kokëdhimës, vendim drejtësie në Ditën e Europës

553
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Sipas tij, heqja e mandatit të Kokëdhimës është triumf i drejtësisë në ditën e sotme, që përkon me Ditën e Europës.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës është një triumf i ligjit dhe i drejtësisë, edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pamatë e i pafund, e nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si kryeministri i Jugut. Megjithatë, kjo është një betejë e fituar e Kushtetutës me shkelësin e saj, e ligjit me abuzuesin, e Partisë Demokratike me oligarkun, e qytetarëve me hajdutin. Ky është vendim drejtësie në Ditën e Europës”.
Sigal