Basha-Grasso: Shteti ligjor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, siguria juridike, janë sfidat europiane të Shqipërisë.

476
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike takohet me Presidentin e Senatit Italian, Pietro Grasso.

Kryetari i Partise Demokratike, z. Lulzim Basha, u takua sot paradite me Presidentin e Senatit Italian z. Pietro Grasso, i cili ndodhet për vizite zyrtare në Tirane. Kryetari Basha ndau me z.Grasso pikëpamjet se vetëm konsolidimi i shtetit ligjor dhe institucioneve të pavaruara është rruga për ti bërë ballë sfidave të luftës kundër krimit dhe trafiqeve, korrupsionit dhe kapjes së segmenteve shtetërore përgjegjhëse për zbatimin e ligjit. Në këtë kuadër riaktivizimi i trafiqeve të drogës nga Shqipëria drejt vendeve fqinje, dukuri që prek pothuajse cdo ditë dhe Italinë është e papranueshëm pasi cënon rëndë sigurinë në vend dhe imazhin e Shqipërisë përballë partnerëve më të rëndësishëm europianë. Duke u ndalur tek zhvillimet në vend, z.Basha tha se pasiguria juridike si rezultat i vendimeve arbitrare dhe shpesh të jashtligjshme të qeverisë, si dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave nga ana e qeverisë ka dëmtuar shumë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe të investitorëve të huaj. Duke marrë si shembull anullimin arbitrar nga qeveria të dhjetra koncesioneve të ligjshme, transparente dhe konkuruese të sipërmarrësve italianë në vendin tonë, Basha tha se kjo dëmton klimën e biznesit, interesat e investitorëve italianë, dhe qytetarët shqiptarë pasi shkurton në mënyrë dramatike vendet e punës. Kryetari i Partisë Demokratike i shprehu Presidentit të Senatit mbështetjen e pakushtëzuar të opozitës për integrimin europian të Shqipërisë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.Sa i përket marrdhënieve dypalëshe Basha shprehu vleresimin me te larte dhe mirenjohjen me te thelle për tëgjithe mbeshtetjen politike, ekonomike e të gjithanshme qe Italia mike i ka dhënë Shqiperise gjatë gjithë kësaj periudhe, në të gjitha fushat, dhe ne veçanti, në projektin madhor të anetarësimit në BE. Z.Basha vleresoi rolin prej partneri strategjik që Italia ka ruajtur në vazhdimësi në marrdhëniet me Shqiperine duke u renditur per më se dy dekanda në partnerin kryesor përsa i përket shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.