Basha-Glover: Zgjedhjet u shkatërruan, pati blerje masive të votës

445
Kreu i Partisë, Lulzim Basha, akuzon dyshen Rama-Meta se kanë shkatërruar zgjedhjet lokale të 21 qershorit, duke theksuar se problematikat e të gjithë procesit janë dokumentuar. Në përfundim të takimit me shefen e misionit të ODIHR në Tiranë, Audrey Glover, kreu i opozitës tha se PD ndan shqetësime të përbashkëta me ta sa i takon procesit zgjedhor dhe fushatës elektorale.
Basha u ndal kryesisht tek blerja e votës, kërcënimi i qytetarëve dhe punonjësve të administratës, mbledhja e kartave të identitetit, etj. “Nga raporti paraprak për shkatërrimin e standardeve zgjedhore, janë dokumentuar nga vëzhguesit në terren. PD është në procesin e hartimit të një raporti të detajuar të shkatërrimit të standardeve zgjedhore që kulmuan në ditën e zgjedhjeve, por që ishin dhe gjatë fushatës. Shqetësimet tona dhe të oIDHR kanë pika të përbashkëta, siç është shitja e votës, kërcënimi i qytetarëve për votën mbledhja e kartave të identitetit, falsifikimi i tyre, përdorimi i administratës publike.
Pati politizim të institucioneve zgjedhore, dhe vendosja e standardeve të dyfishta. Këto shqetësime janë bërë publike. Shkatërrimi i zgjedhjeve të 21 qershorit është tashmë i dokumentuar. Ne do të bashkëpunojmë me ODIHR dhe të gjitha vendet e BE që çmojnë procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Duhet rishikim total i sistemit”, tha Basha.
Sigal