Basha-Glover: Ngjarjet shqetësuese vënë në rrezik standardin e zgjedhjeve

468
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot kryesuesen e misionit të vëshgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, zonjën Audry Glover, dhe ndau me të shqetësimin për një sërë zhvillimesh e ngjarjesh që po cënojnë e po vënë në rrezik standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Basha theksoi se dyshja Rama-Meta ka nisur të ngrejë skemën e manipulimit të votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat dhe për të marrë vota me çdo mënyrë.
Kryetari i PD-së shprehu shqetësimin edhe për dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike gjatë tubimeve elektorale.
Dhuna policore dhe presioni ndaj disa kandidatëve janë një shembull i keq i përdorimit politik nga qeveria të Policisë së Shtetit me përpjekjen për të shantazhuar mbështetësit e opozitës. Mazhoranca përmes KQZ tenton të eleminojë, duke mos lejuar kandidimin në disa zona të disa kandidatëve, aty ku Rama dhe Meta dyshojnë se këto alternativa tërheqin vota të shumicës. Gjithashtu, përmes presioneve ndaj KQZ, mazhoranca përpiqet të eleminojë në tryezë kandidatin e opozitës për Kurbinin duke mos lejuar regjistrimin e tij. Janë shumë shqetësuese tentativat për manipulimin e listave zgjedhore të konstatuara në Durrës, ku janë vendosur fiktivizht qindra qytetarë në lista, edhe pse vendbanimi i tyre nuk është në këtë zonë zgjedhore.

Sipas zotit Basha është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha fyese e kryeministrit ndaj kandidatëve të opozitës, dhe presioni e kërcënimet që ai u bën qytetarëve kur thotë se do të bllokojë fondet nëse nuk votojnë kandidatët e tij. Po ashtu, u denoncuan edhe rastet e vendosjes së qeverisë dhe aseteve të saj në shërbim të kandidatëve të majtë, si një shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor. Kryetari i Partisë Demokratike u ndal dhe tek procesi I dekriminalizimit ku ndau shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit
Zonja Glover mbajti shënim rastet konkrete të paraqitura nga z.Basha dhe u angazhua për monitorim të thellë e serioz të situatës.
Sigal