Basha fton ndërkombëtarët: Koha të flasim me emra, të tregojmë politikanët e lidhur me krimin

109
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka ftuar përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vendin tonë që të flasin me emra konkretë, për rastet e politikanëve të implikuar me krimin. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se bandat kriminale në vendin tonë kanë mbështetje politike.
“Ne kemi kërkuar ndërgjegjësim nga faktori ndërkombëtar. Deri më tani ata e kanë shprehur këtë, por ka ardhur koha që të flasim me emra, të tregojmë politikanët e lidhur me krimin”, u shpreh Basha.
“Ne nuk disponojmë fakte unike, por janë fakte publikisht të njohura. Nuk ka neviojë prokuroria dhe policia t’i çojmë ne faktet. Ata duhet të nisin hetimet kryesisht, siç e kanë për detyrë”, tha kreu i PD.