Basha: Ftoj Ramën në debat publik për bllokimin e “Tiranës”

530
Sigal

TIRANE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, njëherësh lideri i Partisë Demokratike fton në ballafaqim publik kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama. Nga përurimi i kopshtit numër 14 në Tiranë, kryebashkiaku Basha tha se do të ishte i gatshëm të përballej me Ramën në lidhje me akuzat se qeveria po bllokon projektet publike të Bashkisë së Tiranës. “Jemi të vendosur të vazhdojmë me shërbimet tona, pavarësisht bllokimit. Rama refuzon të japë garanci sovrane për tramin. E ftoj të dalë ballë për ballë e të flasë me fakte e dokumente. Rama të mos hedhë gurin,e fshehë dorën, të dali në debat”, tha Basha.  Rikonstruktimi i kopshtit numër 14 që ndodhet në zonë  e Laprakës në Tiranë, kap një vlerë prej 39 milion leke me një kapacitet për 50 fëmijë.