Basha flet sërish për dorëheqjen e Xhafës, zbulon arsyen e largimit të tij

548
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga një takim me banorët e zonës së Manzës në Durrës ka folur sërish në lidhje me dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Kreu i PD-së tha se Xhafaj u largua i shkatërruar dhe kishte frikë të përballej me hetimin. Ai gjithashtu shtoi se Xhafaj nuk pati guximin të arrestonte kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.

“Fatmir Xhafaj u largua i shkatërruar nga detyra. Kjo qeveri erdhi në pushtet nga lidhjet me bandat. Fatmir Xhafaj, prej ditës së parë në atë karrige kishte një merak, të shpëtonte vëllain e dënuar. Ai u largua nga frika e përballjes me hetimin. Xhafaj përballej me përgjegjësinë e përfshirjes në manipulimin e një dosjeje hetimore, për t’i bërë bisht dosjes së vëllait të tij Agron Xhafaj”, tha Basha.