Basha flet për shkrirjen e Akademisë së Shkencave: Akt i paprecedent i qeverisë, do ta ndëshkojmë

64

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka komentuar nga Kamza edhe vendimin e qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Shkencave.

Ai tha se ky vendim do të zhbëhet sapo demokratët të vijnë në pushtet, dhe ata që kanë firmosur do të ndëshkohen.

‘Ndërkohë që takohesha me të rinjtë, një tjetër akt i paprecedentë i kësaj qeverie po kryhej, shkrirja e Akademisë së Shkencave. Ai e ndërmerr këtë akt, sepse i ka tmerr zërat e pavarur. Ndaj dua tu them këtë pasdite atë që spata mundësi ta them në orët e para kur po ndodhte. Hapi antikushtetues jo vetëm do të anulohet, por do të konsiderohet një akt kriminal. Po të kishim sot një kryeministër, ajo palo ministre do të shkarkohej. Por kryeministër nuk kemi, ndaj ejani nesër ti shkarkojmë të dy. Kjo ftesë u drejtohet intelektualëve, pedagogëve, por edhe sipërmarrësve shqitparë, biznesit prodhues. Sepse të gjitha shtresat, vetëm një fjalë kanë: “nuk durohet më”. Ndaj bashkohuni me uraganin për një Shqipëri të ligjit dhe të qeverisjes evropiane’, deklaroi Basha.