Basha flet për një të korruptuar me pasaportë të huaj: Së shpejti do të japë llogari

447
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sot për një ‘të korruptuar me pasaportë të huaj’ që me sa duket është kundër opozitës. Nga çadra e protestës Basha e vuri këtë ‘të huaj’ në radhë me kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Emiljano Shullazin, ndërsa theksoi se së shpejti do të japë llogari.
“Tani të tregoj çfarë drejtësie do kemi në republikën e re. Bazat i kemi hedhur sipas formulës SHBA-Bruksel, Nuland-Hahn, jo sipas formulës Rama-Tahiri-Shullazi dhe ndonjë i korruptuar me pasaportë të huaj që s’po ia them emrin sot për mirësjellje, që së shpejti do japë llogari. Ky është vettingu që donte për drejtësinë, jo për gjyqtarë dhe prokurorë që luftojnë krimin dhe korrupsionin, por që t’i kontrollonte ky si manar. Të njëjtin plan ka edhe për zgjedhjet, të ndalojë gjykimin popullor me votë që është vetë demokracia”, tha Basha.

Kreu i PD-së kujtoi edhe reporterin Knut Fleckenstein i cili dje tha se situata politike do ketë impakt direkt në ekonomie. Madje Fleckenstein paralajmëroi për një situatë të rrezikshme, pasi sipas informacioneve që ai ka marrë për afatet ligjore, duke mos pasur zgjedhje vendi mund të mbetet pa president, pa parlament, pa qeveri.

Basha e quajti mik eurodeputetin duke e cituar në fjalën e tij para demokratëve në çadër.

“Miku im Fleckenstein një të madhe ka thënë që situata këtu nuk ka asnjë të përbashkët me Maqedoninë sepse këtu është 100 herë më keq.
Sigal