Basha flet pas takimit me Kerry: Reforma në drejtësi sipas standardeve të Venecias

447
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha flet takimit me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry.
Basha: “Ecim përpara me reformën në drejtësi në përputhje me rekomandimet normat e pranuara bashkarisht siç janë ato të komisionit të Venecias. Garantoj se PD dhe unë do bëjmë çdo përpjekje për të përmbyllur me sukses konsolidimin e standardeve demokratike të shtetit ligjor për të mbyllur çdo derë instalimit të një oligarkie dhe për ti hapur rrugë një demokracie pjesëmarrëse.
Folëm dhe për 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Rekordi i angazhimit tone si në qeverisje por dhe në opozitë për të mbështetur objektivat e përbashkëta. Jam shumë mirënjohës sekretarit Kerry që ndau kohë kohë posaqërisht me opozitën.
Sigal