Basha flet anglisht për miqtë e huaj: Protesta të përditshme

469
Sigal

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur në anglisht për ta bërë sa më të qartë qëndrimin e tij për ndërkombëtarët që në rresht janë shprehur kundër daljes së opozitës nga parlamenti.
Basha tha se nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë veç protestave popullore.

Ai iu kërkoi miqve të huaj të mos dëgjojnë zërin e autokratit Rama por të popullit. “Nuk ka stabilitet pa demokraci”, iu tha Basha ndërkombëtarëve para selisë së PD.

Ai theksoi se protestat do jenë të përditshme dhe të përnatshme.

“Nuk rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë veç protestave popullore. Nuk ka rrugë tjetër për të mbrojtur të drejtat tona. ishim shumë më 16 shkurt, jemi shumë më shumë më 16 mars.
16 shkurti i hapi rrugën jë marshimi popullor që nuk do ndalet kurrë por do vazhdojë dita-ditës të mbledhë energjinë e popullit.

Dua t’i drejtoj një mesazh të qartë miqve tanë perëndimorë. Nuk ka stabilitet pa demokraci, nuk ka stabilitet pa drejtësi, nuk ka stabilitet pa ligj, nuk ka stabilitet pa pabarazi para ligjit. Dëgjojini më pak autokratët e inkriminuar.

Ftesa ime është mos e dëgjoni autokratin e inkriminuar Edi Rama, mos dëgjoni zërin e atij që zhyti vendin në drogë. Dëgjoni zërin e qytetarëve.

Rama kishte vënë bast që protesta sot do jetë më e vogël se në 16 shkurt por e humbi bastin. u fsheh në tunelet e Poliçanit. Kjo që kemi nisur nuk do zvogëlohet, nuk do mpaket. ne nuk do përçahemi, s’do e ulim kokën. Nuk do pranojmë t’i themi legjitime një qeverie të kapur në krim.

Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo rrugë e çdo shtëpi të vendit tonë deri sa çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe qeverisjen nga kriminelët, derisa ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale. Ka 5 javë që nuk gjen vrimë miu të fshihet. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme, zjarr t’i digjet toka nën këmbë”, deklaroi Basha.