Basha: “Fitorja e 23 Qershorit do të jetë fitorja e punësimit masiv të qytetarëve”

459
Sigal

Kryeministri Berisha dhe Kryebashkiaku i Tiranës në mitingun madhështor të PD-së në qytetin e Kavajës

Mbrëmë, PD-ja përmbylli fushatën elektorale në qytetin e Kavajës, ku mori pjesë edhe Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, si edhe kryetari i Shtabit Zgjedhor të PD-së për Qarkun e Kavajës dhe kryetari i Bashkisë të Tiranës, Lulzim Basha. Në fjalën e mbajtur në këtë miting, Kryetari i Bashkisë të Tiranës, Lulzim Basha, ndër të tjera tha: “Fitorja e 23 Qershorit do të jetë fitorja e punësimit masiv të qytetarëve të Kavajës dhe mbarë Shqipërisë. Kjo fitore hap dyert për krijimin e 250 mijë vendeve pune për punësimin e vajzave dhe djemve të Kavajës edhe të mbarë Shqipërisë. Fitorja hap dyert për dyfishimin e turizmit në Kavajë dhe shfrytëzimin e të gjitha potencialeve turistike mahnitëse dhe të mrekullueshme të saj, për ndërtimin e resorteve të mëdha që do ta bëjnë Kavajën turistike të famshme në Europë dhe në botë. Katër vitet që vijnë do të jenë vite në të cilat Kavaja, fermerë e saj do të njohin mbështetjen më të fuqishme, trefishimin e granteve, pensioni minimal 150 dollarë, pagesën me para në dorë të TVSH-së për çdo gjë që ata përdorin për prodhim. Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e lidhjes direkt të Kavajës me Tiranën, me autostradën e saj; do të jenë vitet në të cilat Kavaja do të kapë nivelet më të larta të zhvillimit”.

Basha: “Refuzimi i konfliktit politik do të mundësojë realizimin të çdo projekti në Tiranë”

Me një investim prej  39 milionë lekësh, ka përfunduar  rindërtimi i rrugës “Hamdi Cenoimeri”, në Njësinë Bashkiake nr.6. Në këtë rrugë është ndërtuar sistemi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, është realizuar ndriçimi rrugor, ku janë vendosur 32 copë shtylla si dhe janë mbjellë 148 pemë. Kjo rrugë që lidh Tiranën me komunën e Vaqarrit ishte kthyer në një shqetësim, për mijëra banorë që e përdornin çdo ditë. Kryebashkiaku Basha ka shprehur angazhimin e tij, për të përfunduar ndërtimin e kësaj rruge deri në Vaqarr, kolektorin dhe ujësjellësin për zonën informale. “Gjatë inspektimit, banorët kanë shprehur kënaqësinë e madhe për përfundimin e kësaj rruge, ndërsa unë dua t’u shpreh sot banorëve vendosmërinë time, për të përfunduar bllokun e pallateve në anë të rrugës, të gjithë rrugicat e kësaj rruge dhe lidhjen e kësaj rruge deri në fund me rrugën e Vaqarrit si dhe asfaltimin, kolektorin, ujësjellësin për pjesën informale, brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Kushti i vetëm është që kjo marrëdhënie besimi e ndërsjellë midis qytetarëve, bashkisë dhe qeverisë, që është bashkëinvestitor në këtë rrugë, të vazhdojë. Ju garantoj se me vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe mirëbesimi, ne do të investojmë në punë si kjo, duke ecur përpara dhe duke mos u kthyer pas në kohën e akuzave të ndërsjella”,- deklaroi z. Basha. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha ka qenë i pranishëm edhe në përfundimin e punimeve në rrugën “Bajram Allaraj”, në Njësinë Bashkiake nr.2.  Rruga me gjatësi 621 metra u ndërtua tërësisht e re, me një investim prej 21.4 milionë lekësh nga Bashkia e Tiranës. Përgjatë kësaj rruge janë ndërtuar kanalizimet e ujërave të shiut, është vendosur ndriçimi rrugor, janë ndërtuar trotuaret, etj..  “Para disa muajsh, kur erdhëm tek “Bajram Allaraj”, takuam banorë që na thanë, 25 vjet nuk ka vënë njeri dorë në këtë lagje. U thamë se kemi projektin, do ta investojmë dhe na thanë, “ishallah!”. Sot i them çdo skeptiku në këtë njësi bashkiake dhe në mbarë Tiranën se ashtu siç përfunduam këtë rrugë brenda një kohe të shkurtër, me standarde maksimale, ashtu do përfundojmë çdo rrugë dhe çdo investim anembanë qytetit të Tiranës, në qendër dhe në periferi, në lagje të reja e të vjetra dhe çdo skeptik duhet ta dijë  se ky është fillimi i punës dhe frytet e para të një bashkëpunimi e besimi të ndërsjellë midis qytetarëve të Tiranës, modelit që punon për ta në Bashkinë e Tiranës dhe një qeverie që mbështet Bashkinë e Tiranës, sepse mbështet qytetarët e Tiranës”, – theksoi z. Basha.  Zoti Basha ka garantuar banorët se, në mungesë të një konflikti politik dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, çdo projekt do të kthehet në realitet, duke ndryshuar brenda dy viteve të ardhshme infrastrukturën në të gjithë Tiranën.

KREU I BASHKISË LULZIM BASHA KA QENË I PRANISHËM NË PËRFUNDIMIN E PUNIMEVE NË RRUGËN “BAJRAM ALLARAJ”, NË NJËSINË BASHKIAKE NR.2

Rruga me gjatësi 621 metra u ndërtua tërësisht e re, me një investim prej 21.4 milionë lekësh nga Bashkia e Tiranës. Përgjatë kësaj rruge janë ndërtuar kanalizimet e ujërave të shiut, është vendosur ndriçimi rrugor, janë ndërtuar trotuaret, etj.”Para disa muajsh, kur erdhëm tek “Bajram Allaraj”, takuam banorë që na thanë, 25 vjet nuk ka vënë njeri dorë në këtë lagje. U thamë se kemi projektin, do ta investojmë dhe na thanë, “ishallah!”. Sot i them çdo skeptiku në këtë njësi bashkiake dhe në mbarë Tiranën se ashtu siç përfunduam këtë rrugë brenda një kohe të shkurtër, me standarde maksimale, ashtu do përfundojmë çdo rrugë dhe çdo investim anembanë qytetit të Tiranës, në qendër dhe në periferi, në lagje të reja e të vjetra dhe çdo skeptik duhet ta dijë  se ky është fillimi i punës dhe frytet e para të një bashkëpunimi e besimi të ndërsjellë midis qytetarëve të Tiranës, modelit që punon për ta në Bashkinë e Tiranës dhe një qeverie që mbështet Bashkinë e Tiranës, sepse mbështet qytetarët e Tiranës”, – theksoi z.Basha.

ARBEN DEMETI  KRYETAR I PARTISË ALEANCA DEMOKRATIKE: “DUHET NJË QEVERISJE ME BAZË TË GJERË KOMPROMISI PËR TË BËRË REFORMAT E MËDHA”

Zoti Demeti, si e vlerësoni këtë fushatë elektorale?

– Të gjitha partitë, e jo vetëm PD-PS, kanë bërë një fushatë elektorale marramendëse. E kishim parashikuar, që do kishte një “marrëzi” të tillë, me një shpenzim të madh financiar, por nuk e kishim menduar në këto nivele. Ka 4 muaj që Shqipëria është përfshirë nga një fushatë e çendur elektorale, ku kemi live në tv, liderët e partive të mëdha disa herë në ditë. Është krijuar një zhurmë, një bombardim mediatik ndaj elektoratit, që ka lënë edhe pasoja. Jam krejtësisht i pakënaqur nga një fushatë e tillë, është krejtësisht e papërshtatshme në Shqipëri, për më tepër, një fushatë elektorale me  financime krejtësisht të pajustifikuara, në një kohë, kur Shqipëria, duhet të jetë një çikë në “dietë” nga shpenzimet, sepse jemi në prag të një krize ekonomike dhe kemi kontradiktë  të madhe me shpenzimet financiare të fushatës me gjendjen reale ekonomike të vendit.

– Sa të ligjshme janë këto financime që shpenzohen në fushatë elektorale?

 – Nuk kam bindjen se janë të ligjshme, sepse ka një Kod Zgjedhor që përcakton qartë shpenzimet dhe kontrollin e tyre. Ne asnjëherë, por edhe këtë radhë nuk kemi patur e kemi transparencë të këtyre shpenzimeve elektorale  Gjithmonë, janë mbuluar, kamufluar, bile, sa mbaron fushata, askush  na partitë e mëdha, që kanë të gjitha kompetencat e pushtetit, nuk interesohen  më se sa u shpenzuan dhe ku u gjendën shumat financiare. Një pjesë janë paratë e korrupsionit, të pushtetit qendror e të pushtetit lokal.

– Cili është shqetësimi kryesor i elektoratit, prej nga do të varet shumë edhe vendimmarrja e votës së tij?

– Elektorati, përjashto militantët dhe njerëzit e lidhur në mënyrë pragmatiste, jo parimore, do një Shqipëri demokratike, me institucione demokratike, të pavarura, do një ekonomi me zhvillim normal. Do edhe një integrim të Shqipërisë në BE. Do dinjitet, forcimin e shtetit.

– Zoti Demeti, duke qenë se ju jeni kryetari i ri i PAD-së, cila është pritshmëria juaj për rezultatin zgjedhor?

– Nuk ndihem mirë, që formalisht nuk kemi akoma kryetarin tonë, zotin Neritan Ceka, bashkë me ne, në këtë fushatë. Ne konkurrojmë në të gjitha qarqet, në koalicionin e djathtë. Në Qarkun e Tiranës punojmë dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv, pse jo, të jemi pjesë e Kuvendit të ri. Shpresoj që votat tona të na numërohen, korrektësisht.

– Çfarë  alternativash ofron Aleanca Demokratike?

– PAD-i është e vetmja parti liberale në Shqipëri me një kontribut të çmuar në politikën tonë. Ne kemi qenë gjithnjë promovues të ideve shumë të mira, liberale, që në shumicën e rasteve janë përvetësuar nga partitë që kanë qeverisur dhe më vjen mirë për këtë. Ne, më shumë se rezultatin e  vet zgjedhor,  duam që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duhet të luftojmë korrupsionin. Dhe, e fundit,  të shtrijmë bashkëpunimin politik në të gjitha nivelet për të mirën e përbashkët të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë.