Basha: Eurostat publikoi shifrat e azilkërkuesve, jemi të parët në Europë

402
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi të dielën grafikun e Eurostat mbi shifrat e azilkërkuesve përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, ku rezulton se “Shqipëria është e para në Europë për numrin e azilkërkuesve”. Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Basha komenton se ky rezultat vjen si rrjedhojë e politikave të qeverisë shqiptare.

“Të parët në Europë, të tretët në botë pas Sirisë dhe Afganistanit si azilkerkues. Eurostat publikon “bëmat” e qeverisë Rama për tremujorin e dytë 2015. Shqiptarët varfërohen, qeveritarët majmen. Kokoshi 200 milionësh nuk ka zgjidhje për krizën por vetëm shoë, arrogancë dhe mashtrime”, tha kreu i opozitës në deklaratën e tij.
Sigal