Basha: Emërimi i Ahmetaj, luftë e re që Rama i shpall opozitës

587
Kreu i PD, Lulzim Basha tha se emërimi i Arben Ahmetaj në krye të Ministrisë së Financave është një luftë e re që qeveria po i shpall opozitës dhe gjithë shqiptarëve.

Basha: Emërimi i Arben Ahmetaj është lufta e re që Rama i shpall opozitës , PD dhe gjithë shqiptarëve. Kështu e lexojnë njerëzit, kështu e lexojnë miqtë dhe partnerët karshillëkun e tij të hapur. Ne do ti përgjigjemi do të përballemi në Kuvend me këtë emërim korruptiv. Do të vazhdojmë betjenë ligjore kundër zhvatjes së qytetarëve.
Basha akuzoi kryeministrin Rama se po bën karshillëk dhe po sfidon mesazhee e sekretarit John Kerry.

Basha: Akoma po u ngritur nga Rinasi avioni i sekretarit Kerry, Rama autori i promovimit të individëve me rekorde kriminale, përgjegjësi i korrupsionit ndërmori disa xheste që shkojnë në drejtim të kundër madje janë sfidë ndaj mesazhit që dha Kerry.
Xhesti i parë ishte që ish-deputeti i Lezhës, Arben Ndoka prezantoi prefektin e Lezhës. Xhesti i dytë ishte dalaj demonstrative e Edi Ramës me Elvis Rroshin në Kavajë.
Po ashtu Kryetari i PD, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar tha se me sekretarin amerikan John Kerry kishte diskutuar 3 çështje, dekriminalizimin, reformën në drejtësi dhe reforëmn zgjedhore. Duke u ndalur kjo e fundit, Basha tha se nga Sekretari Kerry mori mbështjet për zgjedhje të lira, duke kapërcyer këtë brengë të Shqipërisë.
Sigal