Basha: Edi Rama si Bashar al-Assad

454
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, krahasoi qeverisjen e Edi Ramës me atë të Bashar al-Assadit në Siri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha heq një paralele mes shqiptarëve dhe sirianëve; të parët i largon genocidi, të dytët krimi dhe korrupsioni.
“Dy shtete po i detyrojnë qytetarët të lënë masivisht vendet e tyre; shteti genocidal i Asadit, bën që sirianët të ikin dhe shteti i krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës, bën që fill pas sirianëve, shqiptarët të jenë të dytët që braktisin vendin.Kjo është protestë ndaj këtij shteti kriminal dhe të korruptuar që ka sjellë mjerim, padrejtësi dhe depresion”, shkruan kreu i PD-së.
Basha u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë kundër qeverisë dhe për të marrë në dorë, siç thuhet në deklaratë, fatin e vendit.
“Unë ju bëj thirrje ta marrim vetë në dorë fatin e vendit. Mund ta ndërtojmë jetën e të ardhmen në Shqipëri, por duhet të bashkohemi për të larguar regjimin më të korruptuar në Ballkan. Të bashkohemi për ti dhënë Shqipëri së një ekonomi të fortë dhe një të ardhme të sigurtë, me drejtësi dhe mundësi për të gjithë”, thotë Basha.
Sigal