Basha: Droga është pasojë e kriminalizimit të shtetit nga Edi Rama

549

 

Gazeta
Telegraf/

 

Kryetari
i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimit
me drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike të degës 8 në kryeqytet.

Sigal

Pas
rritjes së kultivimit të hashashit në të gjithë territorin e vendit, banorët i
shprehën kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha shqetësimin për rritjen
e ndjeshme të konsumimit të drogës nëpër shkollat e kryeqytetit. “Pranë
shkollave të mesme ka çdo ditë persona që shesin hashash dhe droga të forta,
ndërsa konsumimi nga të rinjtë është rritur në mënyrë tejet shqetësuese. Rritja
e konsumit të drogës tek të rinjtë, përdorimi i qytetarëve si skllevër në
parcelat e hashashit dhe vrasjet për drogën janë sot pasojat direkte të
politikës kriminale të Edi Ramës, për ta kthyer Shqipërinë në hambar droge”,-
tha kryetari i Partisë Demokratike.

“Për
një vit me radhë denoncuam fushatën e  mbjelljes së drogës. Ju thamë se po
pesëfishohet, dhjetëfishohet territori i mbjellur me drogë. Edi Rama tallej.
Vetëm javën e fundit iu është kapur një sasi rekord  droge, 3.2 tonë në
Mat para dy ditësh, 11 tonë në Vlorë. Ku e kemi hokatarin Edi Rama dhe biçim
ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri? Po pse erdhëm këtu?! Sepse Edi Rama dhe
Saimir Tahiri kriminalizuan Policinë e Shtetit. Emëruan persona me precedentë
të mëparshëm, persona të njohur për bashkëpunimin e tyre me krimin e organizuar
dhe iu varën në qafë çelësat e drejtorive kyçe të Policisë së Shtetit në
territor dhe në luftën kundër narkotikëve”.

Sulmet
e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm ndaj opozitës, medias dhe
prokurorisë, tha zoti Basha janë pasojë e bllokimit të tonelatave me drogë në
Mat dhe Vlorë me paratë e të cilave Rama dhe Tahiri kishin planifikuar të
blinin votat dhe të shtonin pasuritë e tyre.

“Pyetja
që shtron çdo njeri normal, demokrat apo jo është: Si ka mundësi që ditën që
kapeshin 11 tonë drogë ministri i Brendshëm rreshton ne frontin e të keqes
opozitën, median, prokurorinë?! Përgjigjja është vetëm një: sepse ministri i
Brendshëm është pjesë e këtyre 11 tonë drogë. Normalisht po të kapen 11 tonë
drogë dhe ke pjesë e hisen tënde aty, të ikën zëri e të erren sytë, se po të
shtrëngohet laku dhe më shumë do ti shtrëngohet”.