Basha: Drafti i PS-së për Vettingun në shkelje flagrante

477
Duke vlerësuar punën e ekspertëve të PD, Basha theksoi se PS nuk mori parasysh vërejtjet e së djathtës në hartimin e draftit kushtetues. Në këtë pikë, tha Basha, “PD do ndjeke te gjitha rrugët legjislative dhe kushtetuese”.
“Ekspertët e PD punë profesionale dhe voluminoze gjatë gjithë verës. PS asnjë argument kundër vërejtjeve dhe amendamenteve. Vërejtjet dhe propozimet e ekspertëve të opozitës nuk u morën parasysh. Theksoj se projektligji aktual është antikushtetues. Projektligji në shkelje flagrantë të Kushtetutes se 22 korrikut”, tha Basha. Sipas Bashës, projektligji i PS parashikon që drejtorët e Ramës të kontrollojnë gjyqësorin dhe komisionerët e Vetting-ut.
“Alket Hyseni i Garancive Statutore të PS kontrollon gjyqësorin dhe prokurorinë. Arben Seferi, drejtor i Kryeministrit kontroll gjyqësorit dhe komisionerëve.
Rama kërkon kontroll tërësor politik të procesit të vlerësimit”. Për Partinë Demokratike, tha Basha, miratimi i ligjeve nuk duhet të jetë një proces politik, por legjislativ dhe kushtetues. Në këtë pikë, kreu i PD tha se maxhoranca po mban një qëndrim antikushtetues dhe antikonsensus, raporton “B.Ë” Lidhur me këtë, Basha theksoi fort se,“PD do të ndjekë të gjitha rrugët legjislative dhe kushtetuese”.
Sigal