Basha: Djegim mandatet, Shqipëria do të jetë e lirë, me një qeveri të popullit dhe për popullin

455
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet edhe për qëndrimin e ashpër të Ambasadës Amerikane lidhur me këtë vendim të opozitës dhe zgjodhi të citojë presidentin Lincoln, për të dhënë një përgjigje. Basha: Jemi të vendosur që ky akt të mos vdesë në kotësi; që ky komb, nën zotin, të ketë një rilindje të lirisë dhe se qeveria e popullit, nga populli dhe për popullin, të mos zhduket nga faqja e dheut. Djegia e mandateve nuk është qëllim ne vetvete, djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor. Që të shembim një qeveri të krimit për krimin dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Për këtë ne nuk po kërkojmë të marrim diçka, nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama dhe siç është vërtetuar.”