Basha çertifikatë mirënjohje tre personaliteteve të huaja

419
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka nderuar me mirënjohjen e tij, Dr. Josef Moser, Dr. Vitor Manuel da Silva Caldeira, Prof. Asoc. Dr. Recai Akyel. Basha ka vlerësuar kontributin e tyre për modernizimin dhe standardizimin e sistemit të auditimit publik në Shqipëri, duke forcuar themelet e demokracisë, e si rrjedhojë duke përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Basha i ka dhënë në emër të qytetarëve të Tiranës, certifikatë mirënjohje Dr. Josef Moser, në njohje të meritave personale dhe kapaciteteve të tij si Kryetar i Gjykatës Austriake të Auditimit dhe si Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Internacionale të Institucioneve Supreme të Auditit. Ai për vite të tëra ka nxitur modernizimin dhe standardizimin e sistemit të auditimit publik në Shqipëri, duke forcuar themelet e demokracisë, si rrjedhojë duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
Më tej, Basha ka i ka akorduar certifikatë mirënjohje dhe Vitor Manuel da Silva Caldeira, për kontributin e tij në mbështetje të Shqipërisë për integrimin e saj në BE. Sakaq, ai për shumë vite ka nxitur modernizimin dhe standardizimin e sisitemit të auditimit publik në Shqipëri.
Prof. Asoc. Dr. Recai Akyel i ë shtë akorduar certifikatë mirënjohje në njohje të meritave personale dhe kontributit të vlefshëm si Kryetar i Gjykatës Turke të Llogarive, i cili ka mbështetur drejtpërdrejtë modernizimin dhe standardizimin e sistemit publik të auditimit në Shqipëri në linjë me standardet e Organizatës Internacionale të Institucioneve Supreme të Auditit, me ndikim të shquar në punën e përditshme të Institutit.
Sigal