Basha: Çdo shqiptari i vidhet 400 euro në vit

455
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përpara vizitës zyrtare që do të realizojë jav­ ën e ardhshme në SHBA, ka zhvilluar takime me banorët e Burrelit dhe të fshatrave përreth. Duke u njohur me shqetësimet dhe problemet ekonomike të banorëve, kreu i PD­së ka premtuar se opozita ka një alternativë më të mirë për çdo banor. Tashmë që platforma politike e departamenteve në Partinë Demokratike është gati, Basha ka nisur me prezantimin e pikave programore dhe alternativës së tij qeverisëse.
“Ne jemi gati t’i prijmë një ndryshimi të madh, ndryshim i cili në thelb do të ketë për detyrë që këto para t’ua kthejë qytetarëve shqiptarë. Duke ulur taksat, pra duke mos e futur dorën kaq thellë në xhepin e shqiptarit në radhë të parë. Duke marrë një seri masash që e ndihmojnë shtresat më të goditura, siç është ulja e çmimit të energjisë elektrike, falja e kamatëvonesave. E duke marrë të tjera hapa, të cilat heqin apo lirojnë lakun që i ka ardhur në fyt çdo shqiptari. E së dyti, me ato para që mblidhen, t’u kthejmë shqiptarëve vende pune dhe vende pune me rroga më të mira. T’u kthejmë shqiptarëve kantiere ndërtimi, sepse kanë nevojë shqiptarët edhe për rrugë, edhe për ura, edhe për ujësjellës, edhe për kanalizime, edhe për shkolla të reja”, u shpreh Basha.
Sipas kreut të opozitës, shqiptarët i kanë dhënë sinjalet se nuk e duan Edi Ramën si Kryeministër, ndaj edhe ai është duke kryer vjedhje për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë fakt, Basha sqaron se Kryeministri nuk ndahet dot nga personat me rekorde kriminale që ka pranë vetes. “Mendon se ditën e votës që do të vijë, shqiptarit që i ka vjedhur 400 euro për frymë në një vit, do t’i blejë dinjitetin dhe votën edhe për 4 vite të tjera me 20 euro. Këtë e dinë, prandaj edhe ai nuk i lëshon Bushët, Ndokët e Prengët sepse do t’i përdorë prapë si azap kundër votës së lirë. Kësaj ne duhet t’i kundërvihemi dhe do t’i kundërvihemi me të gjitha forcat”, sqaroi kreu i opozitës. Në takimet e zhvilluara me tregtarët, Basha u njoh me shqetësimin e tyre për taksa të larta, duke sjellë edhe mundësinë e tyre për të shkuar drejt falimentit.
Sigal