Basha: Buxheti 2017 për luksin e Ramës, ja çdo ndërtojë në Kryeministri

487
Sigal

Kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar në distancë lidhur me buxhetin e vitit 2017 dhe shpenzimet e parashikuara për Kryeministrin.

Përmes një video të publikuar në faqen e tij në fb, Basha thotë se buxheti i 2017 është për qejfin e Kryeministrit dhe jo hallet e njerëzve.

Kjo pasi, sipas tij, Rama ka parashikuar të shpenzojë 10 mln euro për luksin dhe argëtimin e tij në zyrën e Kryeministrisë.

Sipas Bashës, Kryeministri ka parashikuar ndërtimin e një restoranti personal, një bari personal, një sallë për konjak dhe puro dhe një sallë masazhi dhe fiziterapie.

Në përgjigje të pretendimeve të Bashës ka reaguar dhe Rama në fb.

Kryeministrin e cilëson një tallje me njerëzit dhe lojë të pacipë gënjeshtrash nga opozita në mungesë të një vizioni dhe programi për vendin.

“Kur gënjeshtra i ka këmbët e gjata dhe fytyrën mbuluar me maskën tallëse të pafytyrësisë, shumëkush e ngatërron gabimisht me politikën; në fakt është vetëm pengmarrja e politikës për qëllimin më të ulët, synimin e pushtetit duke helmuar e çoroditur sa më shumë njerëz, në një përpjekje të harbuar për asgjësuar shpresën përmes asgjësimit të të vërtetave, shkatërrimit të provave, zhdukjes së fakteve!

Ja një shembull fantastik i politikës si tallje me njerëzit, si shprehje ekstreme e vulgaritetit, si lojë e pacipë gënjeshtrash në mungesë të një vizioni, programi, lidershipi e skuadre, që duhet t’u ofronte shqiptarëve alternativën e opozitës për ta bërë më të mirë atdheun e përbashkët…”