Basha: Bujqësia, dështimi më i madh i Edi Ramës, u mori votën dhe sot u thotë merrni kredi

418
Sigal



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  kete te enjte u ndal në Peqin ne nje tekim me  fermerët


Bujqësia është një ndër dështimet e mëdha të Edi Ramës, i cili jo
vetëm s’ka mbajtur asnjë premtim ndaj fermerëve por e ka përkeqësuar gjendjen e
tyre me rritjen e taksave, çmimit të energjisë, naftës dhe produkteve të tjera
të domosdoshme.


Në Peqin, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në
një fermë mollesh. Pronari tha se para katër vitesh ka marrë vazhimisht
subvencione, ndërsa tani asgjë.  

Basha: Sa rrënjë mollë ke?


Fermeri: Këtu janë 550 rrënjë. Ah bravo! Këtu në kohë të qeverisë së parë kam
marrë 1 milionë e 650 mijë subvencion. 
Basha: Grant? 


Fermeri: Po, grant. Bëna për tubacionet vjet, humba 180 mijë –s’fitova asnjë
lekë. S’mi dha ato mu se ishte përmbyt Fieri.
Basha: Sa rrënjë ke?


Fermeri: 600 rrënjë ullinj. Jam shumë i demoralizum, s’dua ti shikoj me sy.
Këto po kalben këtu. ça të rri të dal me arkë me kile në rrugë unë? Ku ti çoj
unë? Kemi tre vjet që duhani na rri stok në shpi.


Banor: Kemi rrugët e fshatit këtu që na janë bërë mizerie, nuk shkohet,
ndërkohë që taksat e makinës të gjitha i paguajmë.
Banor: Këta na zhytën në mjerim. Të shikosh listat, se unë kam një dyqan të
vogël atje, të shikosh listat atje komplet njerëzit marrin edhe bukën me lista.
Banor: Unë jam banor i komunës Pajovë, fshati Hasnjok, jemi pa rrugë, pa gjë.
Mbjellim domate i biem me kafshë, me mushka, s’ka.
Basha: Asnjëri s’ka marrë subvencion prej jush?


Fermerët: Asnjëri, jo. E s’do ta dijë njeri.


Basha: 140 milionë dollarë tha do ti hedh për vaditje dhe për kullim. Sa kanale
ka pastru dhe sa kanale ka ndërtu?
Fermerët: Asnjë kanal nuk është pastru tash tre vjet.


Basha: A ju kanë kompensuar për naftën? A ju kanë dhënë subvencione për plehrat
kimike, për fidanët?! Asgjë s’keni marrë.
Fermerët: Asgjë. Bëjnë drogën ata, se ne s’bëjmë gjë.
Basha: Për drogën vjen flet ai se është ai shef i drogës, s’kam ça t’ju them
unë.


Fermerët e konsideruan absurd qëndrimin e kryeministrit, ku u sygjeron të
marrin kredi dhe pse kur u mori u premtoi subvencione. Ata thonë se e kanë të
pamundur të paguajnë këstet e kredisë çdo muaj, pasi prodhimet e tyre për shkak
të rënies së konsumit dhe konkurrencës së pandershme që u bëhet me produkte
importi në shumicën e rasteve nuk shiten.  


“E qartë është se këtu nuk është derdhur asnjë lekë për ju. As subvencione
s’keni marrë, asnjë metër rrugë nuk është ndërtua, asnjë metër kanal nuk është
pastru, asnjë metër kanal ujitje nuk është ndërtu. Dhe s’ka si të jetë ndryshe,
në fund të këtij dështimi vjen ju thotë do të merrni kredi 300 milionë euro,
kam fonde 300 milionë, do merrni kredi. Cili nga ju më thoni, cili nga ju është
në gjendje të marrë kredi dhe të shlyejë interesat e kredisë?”- tha
Basha.  
Fermerët: Asnjë.


Basha: Në çdo vend të Europës  fermeri mbështetet me grante. Në Shqipëri
kjo është shumëfish më e nevojshme, për shkak të kushteve të vështira në të
cilat funksionon femra shqiptare dhe jeton familja në fshatin shqiptar. Vjen
dhe ju thotë s’ka para shteti por merrni kredi. Po mirë, pse jep 88 milionë
euro në vit për orendi, për zyra, për perde, për tavolina dhe nuk gjen 88
milionë euro për fshatarët?”


Për liderin e opozitës zgjidhja për fermerët janë subvencionet. Në programin e
Partisë Demokratike, 100 milionë euro do të akordohen si subvencione per
fermerët.
“Zgjidhja për fermerët, zgjidhja për fshatin është granti, është subvencioni.
Ne subvencionet për fshatin do ti çojmë 100 milionë dollarë në vit. Një për
qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të jetë si subvencion për fermerët.
Shteti do të marrë të gjithë masat që prodhimet e importit të mos ju
konkurrojnë. Se ndodh edhe kjo, punoni gjithë sezonin, bëni gati prodhimin,
ngrihet trau atje edhe vjen malli i importit me gjysëm çmimi. Pse?! Për të
futur lekët në xhep dy tregtarë, dy importues edhe i pari i doganës dhe i pari
i vendit. Kjo nuk ka për të ndodhur”.


Kryetari i Partisë Demokratike dëgjoi dhe bashkëbisedoi dhe me drejtues të
strukturave të PD në Peqin. Me Edi Ramën, tha Basha nuk ka zgjidhje për
situatën e rëndë për krimin dhe drogën si dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira
dhe të ndershme.


“Cili është koncepti i Edi Ramës për qeverisjen: buxhetin për vete, drogën për
kriminelët që ka sjellë në pushtet; për popullin varfërinë, emigracionin,
burgun dhe tani së fundi ka shpikur edhe argatin e drogës. “